DY DEPUTETË PO HETOHEN PËR VRASJE

Gazeta “Koha Jonë” duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme shkruan se përveç dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilëve pritet tu hiqen mandate, ka në proces hetimi edhe 5 parlamentarë të tjerë, dy prej të cilëve po hetohen për vrasje.

“Ka një informacion të besueshëm se janë edhe pesë deputetë të tjerë që po hetohen dhe pritet që prokuroria të kërkojë ndjekjen penale për mashtrime në deklaratën e tyre të pasurisë, ku dy prej tyre hetohen si vrasës.

Njëri është nga radhët e PS-së. Letër-porositë në shtete të ndryshme kanë mbërritur dhe priten përgjigjet e tyre, ku dyshohet se këta deputetë kanë kryer krime ose kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara nga droga dhe vrasjet.

Prokuroria po përgatit fletë-arrestin për njërin prej këtyre që mendohet se ka bërë dhe vrasje”, shkruan Koha Jonë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top