SHKRUAN: MATHIEU AREF
Në Shqipëri disa shqiptarë ende jetojnë në një planet tjetër, në një utopi enveriste sepse ata ende janë nënshtruar verbërisht nga diktatori (hazret! ) Enver Hoxha. A e kuptuan këta njerëz rezultatin e 45 viteve të despotizmit komunist, autarkisë, izolimit, privimeve të ndryshme (ndalimi i lirisë së shprehjes, liria e mendimit, e drejta e pronës dhe shkurtimisht « liria »), denoncimi i institucionalizuar, tradhtitë e ndryshme, burgimi i pajustifikuar, gjykimet e nxituara, ekzekutimet të shpejtë (mijëra vdekje), shpërngulja e popullatave (ndarja e familjeve të caktuara dhe largimi i tyre nga njëri-tjetri … ) dhe krime të tjera ? Unë mendoj se midis kësaj kategorie të ndjekësve të “kultit të personalitetit” ishin (ka ende disa të mbijetuar) vetë sundimtarët, familjet e tyre dhe pasuesit e tyre. Këta njerëz janë jashtë kontaktit me realitetin. Madje ka edhe disa që ende guxojnë të lavdërojnë këtë fuqi despotike dhe veprimet e saj të kryera kundër popullit të nënshtruar, të tronditur dhe të shtypur.
Pse gjuhët kanë heshtur për tridhjetë vjet ? Pse askush nuk i raporton të gjitha këto krime ? Pse gjykatat speciale nuk e iniciojnë hapjen e dosjës E. Hoxha dhe përfundimisht të dekretuar një dënim Postum (pas vdekjes së tij). Të gjithë e dinë pse por askush nuk guxon ta thotë !! A është kjo “guximi shqiptar” ?
Në vitin 1991, statuja e Komandantit Suprem është rrëzuar, por emri i Enver Hoxhës vazhdon t’i jepet një universiteti në Tiranë dhe ky udhëheqës vazhdon të vlerësohet dhe të adhurohët, ky është ai që i mbrojti ata (adhuruësit e tij) dhe lejoi hyrjen e tyre në funksione më të larta shtetërore dhe me në fund për tu pasuruar në kurriz të popullit dhe për të jetuar si mbretër. Këta janë njerëzit të të njëjtit kallëp që kanë pikëtuar historinë e kombit pellazgo-shqiptar për më shumë se 2000 vjet dhe që kanë tradhtuar popullin dhe shpirtin pellazg. Kjo është një nga arsyejat pse Shqipëria dhe trojet shqiptare janë siç janë sot.