DIKTATURA E QELBËSIRAVE

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

E mbani mend atë thënien: të bashkohen të gjitha qelbësirat… dhe u bashkuan. Qelbësirat që qelbin më shumë janë gazetarët e kazanit. Është e tepërt ti përmendim me emra: që nga Klani, Top – i, Vzion plus, Ora, etj. Këto qelbësira vendosën censurën për opinionin publik.

Asnjë emision serioz historik, asnjë debat juridik, asnjë bisedë për të drejtat e njëriut. Asgjë. Vetëm qelbësira që kacafyten me njeri – tjetrin dhe bëjnë pis të gjallë e të vdekur, madje edhe ata që kanë vdekur një shekull më parë.

Opinionistë që nuk prodhuan dot opinion, analistë që nuk u doli asnjë parashikim, “historianë” mashtrues që i shesin publikut legjendat për të vërteta.

Në administratën publike të mbyt era e qelbësirave. Nuk gjen asgjë dinjitoze. Nën veshjet e shtrenjta dhe fytyrat e kuruara mirë nuk ka asgjë të fisme, vetëm militantë harbutë dhe qelbësira.

Universitete që drejtohen nga qelbësira dhe si të tillë, me përjashtime të rralla, nuk prodhojnë asgjë, vetëm militantë të së majtës ekstreme. Tekste që kultivojnë vesin dhe nuk ofrojnë asgjë nga virtyti. Po ata autorë, qelbësirat e së majtës ekstreme.

Një ushtri servilesh, larosh, të pabesësh e të pafytyrësh që zhvasin buxhetin që mbushet nga fukarenjtë dhe njerzit e ndershmën të këtij vendi. Dhe në këtë mjedis qelbësirash, kryeqelbësira ka gjetur veten. Ushtria e qelbësirave godet këdo që nuk është si ata, për ta bërë pis.
Janë këto qelbësira që kanë qelbur Shqipërinë.

Këto qelbësira kanë vendosur diktaturën e qelbësirave. U desh të kalonte këtej pari një gazetar i huaj brilant, për të nxjerrë ne siperfaqe qelbësirën që e mbulonin kazanet mediatikë të Tiranës.

Por, për hir të së vërtetës, diktatura e qelbësirave nuk u vendos sot. Ne heshtëm për vite me radhë. Për të zezën e këtij vendi dhe të keqen e fëmijve tanë. Kurrë më.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top