Diferencimi progresiv i individëve dhe i racave

SHKRUAR NGA GUSTAVE LE BON

Te racat e larta, pabarazia e individëve është shumë më lartë se te racat e ulëta. Barazia psiçike e të gjithë individëve të racave të ulëta. Për t’i vlerësuar ndryshimet që i karakterizojnë racat, duhet të bëjmë krahasim mes shtresave të larta, e jo mes shtresave të mesme. Sukseset e qytetërimit na dërgojnë drejt një diferencimi gjithmonë e më të madh të individëve dhe racave. Rezultatet e një diferencimi të tillë. Bazat psikologjike që e pengojnë këtë qytetërim të jetë më i madh. Trashëgimia sjell vazhdimisht supremaci individuale te tipat e mesëm të racës. Vrojtimet anatomike që e vërtetojnë diferencimin progresiv psikologjik të racave, individëve dhe gjinive.

Racat e larta dallohen nga ato të ulëtat jo vetëm nga veçoritë e tyre psikologjike e anatomike, por edhe nga larmia e elementeve që i përbëjnë ato. Te racat e ulëta, të gjithë individët, madje edhe kur i përkasin gjinive të ndryshme, e kanë të njëjtin nivel psiçik. Duke qenë kaq të ngjashëm me njëri-tjetrin, ata, në vetvete, paraqesin pamjen e barazisë për të cilën ëndërrojnë socialistët e sotëm. Te racat e larta, pabarazia e individëve dhe gjinive është ligj. Dhe, prandaj, duke i krahasuar shtresat e larta e jo ato të mesmet (po qe se kanë të tilla), ne mund të masim me saktësi madhësinë e ndryshimeve që i ndajnë ato.

Indusët, kinezët dhe evropianët dallohen shumë pak te shtresat e tyre të mesme. Dallimin e madh e shohim dhe masim saktësisht te shtresat e larta.

Me përparimin e qytetërimit, jo vetëm racat, por edhe individët e çdo race, të paktën individët e racave të larta, përpiqen të diferencohen.

Në kundërshtim me ëndërrat tona për barazi, qytetërimi modern nuk i bënë njerëzit gjithmonë e më shumë të barabartë. Përkundrazi, qytetërimi modern i bënë njerëzit gjithmonë e më shumë të ndryshëm.

Një ndër rezultatet kryesore të zhvillimit të qytetërimit është diferencimi i racave përmes punës mendore, veçanërisht te popujt që kanë arritur një shkallë të lartë kulture, dhe nga ana tjetër, diferencimi gjithmonë e më i madh i shtresave të ndryshme shoqërore nga të cilat përbëhet çdo popull i qytetëruar.

Kushtet e zhvillimit te sotëm industrial i dënojnë shtresat e ulëta të popujve të qytetëruar për të bërë një punë shumë të specializuar, e cila është shumë larg nga ajo punë i zgjeron aftësitë e tyre mendore. Prandaj, kushtet e zhvillimit industriale imponojnë ngushtimin e aftësive mendore te shrresat e ulëta. Shembull: njëqind vjet më parë, punëtori ishte artist i vërtetë, i aftë për të kryer të gjitha vogëlsitë dhe detajet e ndonjë mekanizmi, bie fjala të orëve. Ndërsa sot, puna e thjeshtë me dorë, që kufizohet vetëm në bërjen e ndonjë detali, e detyron atë që gjatë gjithë jetës të bëjë po ato bira, ose të lëmojë po atë vegël dhe si pasojë, mendja e tij atrofizohet sumë shpejt.

Të shtrënguar nga shpikjet dhe konkurrenca, industrialisti apo inxhinieri drejtues është i detyruar të futë në kokë gjithmonë e më shumë njohuri, të shfaqë vetiniciativë dhe të shpikë më shumë se industrialisti e inxhinieri njëqind vjet më parë. Truri i tij që stërvitet vazhdimisht, i bindet ligjit të cilit, në këtë rast, i binden të gjitha organet e tij dhe kështu ai zhvillohet gjithmonë e më shumë. Tokvili, siç do ta citojmë më poshtë, e ka treguar dhe dëshmuar shumë qartë këtë diferencim progresiv të shtresave sociale, në një epokë kur industria ishte ende shumë larg nga shkalla e zhvillimit të kohës së tashme.

“Në kohën kur parimi i ndarjes së punës po gjen gjithmonë e më shumë zbatim, punëtori bëhet gjithmonë e më i dobët, më i kufizuar dhe më i varur. Arti bënë përparime, ndërsa zejtari bënë hapa mbrapa. Pronari dhe punonjësi dallohen nga njëri-tjetri. Në kohën e tashme, populli i qytetëruar, i parë në pikëpamjen intelektuale, mund të merret si një lloj piramide me shkallë, baza e të cilës është e zënë nga masat e errëta të popullsisë, shkallët e mesme nga shtresat e arsimuara dhe shkallët e sipërme, pra maja e piramidës, nga i gjithë grumbulli i vogël i shkencëtarëve, shpikësve, artistëve dhe shkrimtarëve, që e përbëjnë një numër të papërfillshëm në krahasim me gjithë popullsinë, por që si e vetme, e përcakton nivelin e vendit në shkallën e qytetërimit. Do të mjaftonte që ata të zhdukeshin, që të shohim se si njëkohësisht do të zhduket gjithçka që e përbënte madhështinë e kombit.”
“Po qe se Franca, shkruan Sen-Simoni, do të kishte humbur papritur pesëdhjetë shkencëtarët e saj më të mëdhenj, pesëdhjetë artistët kryesorë, pesëdhjetë fabrikantët kryesorë, pesedhjetë agronomët më të shquar, atëherë kombi do të ishte katandisur si një trup pa shpirtë. Por, nëse Francës do i duhej të humbë të gjithë personelin e saj shërbyes, kjo ngjarje do i pikëllonte shumë françezët, sepse ata janë të mirë, por për vendin dhe për kombin, kjo nuk do të kishte qenë ndonjë humbje e madhe”.

Me përparimin e qytetërimit, thellohet diferencimi mes shtresave të popullsisë. Dallimet rriten me shpejtësi të madhe. Madje, kjo rritje pritet të jetë në progresion gjeometrik. Kështu pra, nëse ndikimet e njohura të trashëgimisë nuk do t’i kishin vënë fre këtij projekcioni, atëherë, me kalimin e kohës, shtresat e larta të ndonjë populli do të ishin larguar në kuptimin mendor nga ato të ulëtat, në një distancë të tillë të largët, sa ajo që e ndanë të ziun nga i bardhi, apo të ziun nga majmuni.

Janë shumë shkaqe që e pengojnë këtë diferencim intelektual të shtresave shoqërore, ashtu siç e parafytyrojmë teorikisht. E para, diferencimi shtrihet vetëm në mendje, duke e prekur pak ose aspak karakterin, dhe ne e dijmë që është karakteri e jo mendja ajo që e luan rolin kryesor në jetën politike të popujve. E dyta, masat popullore, me anë të organizimit e disiplinës po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Përveç këtyre dy shkaqeve që përmendëm më sipër e që shpesh janë shkaqe artificiale, sepse ato rrjedhin nga kushtet e qytetërimit që është i aftë bëhet edhe i larmishëm, ekziston edhe një arsye shumë më e rëndësishme (ligj i padiskutueshëm i natyrës), e cila do ta pengojë gjithmonë pjesën e zgjedhur të kombit që të diferencohet shpejt nga shtresat e ulëta në kuptimin intelektual.

Pranë kushteve artificiale të qytetërimit, të cilat përpiqen gjithmonë e më shumë të diferencojnë njerëzit e të njëjtës racë, ekzistojnë edhe ligje shumë të qëndrueshme të trashëgimisë që përpiqen ta asgjësojnë apo ta çojnë në nivelin mesatar secilin individ që qëndron mbi ta.

Që në vrojtimet e autorëve të lashtësisë, e sidomos në studimet e tyre për trashëgiminë, ata kanë dëshmuar se pasardhësit e familjeve të shquara për dijen dhe mendjen e tyre, shpejt ose vonë kanë pësuar ndërhyrje me tendencë degjenerimi e asgjësimi.

Supremacia e madhe intelektuale arrihet vetëm atëherë kur je i gatshëm që t’i lësh pas vetes të degjeneruarit.

Në realitet, maja e piramidës sociale për të cilën kam folur më lart, mund të ekzistojë vetëm me kushtin e marrjes hua të forcave prodhuese te shtresat që ndodhen nën te.

Po t’i mbledhësh në një ishull të vetmuar të gjithë individët që e përbëjnë ajkën e racës, atëherë, me anë të kryqëzimit të tyre, mund të formosh një racë të infektuar me të gjitha format e bastardimit e degjenerimit dhe rrjedhimisht, një racë të dënuar që të zhduket shumë shpejt. Elitat e mëdha mund t’i krahasosh me hibridet botanike të formuara nga arti i kopshtarit. Të braktisur e të lënë në vetminë e tyre, ata vdesin ose kthehen në tipin e mesëm të paraardhësve.

Kështu pra, duke u diferencuar gjithmonë e më shumë gjatë shekujve, individët e ndonjë race, përpiqen gjithmonë t’i vijnë rotull tipit të mesëm të racës, duke mos qenë në gjendje të largohen
gjatë prej tij. Këtij tipi të mesëm, që largohet shumë ngadalë, i përket shumica më e madhe e autorëve të një kombi të dhënë. Ky skelet bazë, është i mbuluar (të paktën te racat e larta) nga një shtresë shumë e hollë e mendjeve të shquara që janë të rëndësishme nga pikëpamja e qytetërimit, por që se kanë asnjë rëndësi të vetme nga pikëpamja e racës.

Elitat, duke u asgjësuar vazhdimisht, përtërihen vazhdimisht nga kurrizi i shtresës së mesme, e cila ndryshon shumë ngadalë. Në të vërtetë, vetëm me grumbullime brez pas brezi të përsosjeve të arritura nga shtresa e mesme, e jo nga mendjet e shquara (sepse gjeniu nuk trashëgohet), janë formuar ato diferencime progresive të cilat e kanë lartësuar gradualisht nivelin e disa racave e popujve që nuk kanë arritur të përparojnë.

Disa vite më parë, duke u mbështetur thjesht në vrojtime anatomike, unë arrita tek idetë që i kam parashtruar më lart lidhur me diferencimet e individëve dhe racave, e për justifikimin e të cilave unë i referohesha vetëm përfundimeve psikologjike.
Meqë vrojtimet dy mënyrëshe të çojnë në po ato rezultate, unë do i lejoj vetes të sjellë në kujtesë disa nga përfundimet e artikullit tim të parë. Ato bazohen në matje të bëra në mijëra kafka të lashta e bashkëkohore që u përkasin racave të ndryshme. Ja përfundimet më të rëndësishme që
kam nxjerrë:

“Po të lëmë mënjanë rastet e veçanta dhe ta përqëndrojmë vëmendjen vetëm në numrin më të madh të tyre, atëherè lidhja e ngushtë mes vëllimit të kafkës dhe aftësive mendore bëhet krejtësisht e qartè. Megjithatë, këto ndryshime janë të parëndësishme në vëllimin mesatar të kafkave që përbëjnë shenjën sipas së cilës mund të dallosh racat e ulëta nga ato të lartat, sepse fakti thelbësor na tregon që raca e lartë ka një numër të caktuar njerëzish shumë të zhvilluar, ndërkohë që te racat e ulëta, këto nuk i takojmë fare. Kështu pra, ne vijmë në përfundim se nuk janë masat popullore, por individ të veçantë që spikasin në mesin e tyre, e që bëjnë të dallohen racat mes tyre. Ndryshimi mesatar në vëllimin e kafkës te popujt e ndryshëm, duke përjashtuar rastet kur shqyrton racat e ulëta, nuk është shumë i dukshëm.”

“Duke i krahasuar kafkat e racave të ndryshme njerëzore të kohës së sotme e të kohëve të shkuara, mund të shohësh se racat, vëllimi i kafkave të të cilave përmbanë ndryshime të mëdha individuale, qëndrojnë në një qytetërim më të lartë dhe, ndërkohë që një racë qytetërohet, kafkat e individëve të saj dallohen gjithmonë e më shumë nga njëra-tjetra. Rezultat i këtij zhvillimi është fakti se qytetërimi nuk na çon te barazia mendore, por te një pabarazi gjithmonë e më e dukshme. Barazia anatomike e fiziologjike takohet vetëm mes perfaqësuesve të racave që ndodhen në shkallën më të ulët të zhvillimit. Në mes të pjesëtarëve të ndonjë fisi të egër e që merren të gjithë me të njëjtat veprime, ndryshimet janë nga më të voglat të mundshme. Përkundër kësaj, mes një fshatari që nuk ka në fjalorin e tij më shumë se treqind fjalë dhe një shkencëtari që ka qindra mijëra të tilla me kuptime të veçanta, ndryshimi është kolosal”.

Këtyre që thashë, duhet t’u shtoj se diferencimi mes individëve që bëhet nga zhvillimi i qytetërimit shfaqet edhe mes gjinive. Te popujt e ulët, apo në shtresat e ulëta të popujve të lartë, burri dhe gruaja, sa u përket aftësive mendore janë mjaft afër njëri-tjetrit. Por ndërkohë që popujt qytetërohen, gjinitë përpiqen që të dallohen gjithmonë e më shumë nga njëra-tjetra. Vëllimet e kafkave të burrave e grave, bile edhe kur i krahasojmë vetëm si subjekte të të njëjtës moshë, të të njëjtës peshë e të të njëjtit shtat, tregojnë ndryshime që rriten shumë shpejt me zhvillimin e qytetërimit. Këto ndryshime që janè mjaft të vogla te përfaqësuesit e racave të ulëta, bëhen shumë të mëdha te racat e larta. Te racat e larta, kafkat e grave, shumë shpesh janë vetëm pak më të zhvilluara sesa kafkat e grave të racave të ulëta, ndërkohë që vëllimi mesatar i kafkës së një banoreje të Parisit, nuk dallohet shumë nga vëllimi i kafkave më të vogla dhe pothuajse arrinë vëllimin e kafkës së kinezeve ose të grave të Kaledonisë së re”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top