DËSHMORIT QË SFIDOJ HELMET LUFTARAKE SERBE!

Akademi përkujtimore në Zhiti-Viti

SHKRUAN: MILAZIM MARAJ

Lufta e Koshares ka hyrë në historinë tonë të re si luftë më nam kombëtar. Për këtë luftë flitet shumë. Komentet janë të ndryshme. Varet nga vijnë ato. Fillimisht, pati tendenca që këtë luftë ta minimizojnë deri në mos ekzistencë. Pastaj më pamundësi që të ndodhë kjo u pranua si diçka minimale. Tani kur nami i sajë shpërtheu ka tendenca që lufta e Koshares të uzurpohet më falsifikime historike për të dalë si projekt i i krijesave të pas luftës. Lufta e Koshares mbetët ajo origjinale, më projektin luftarak të GO-3. Më parapërgatitje luftarake të sistemuar mirë dhe ndarë në faza më stërvitje dhe përgatitje profesionale. Kjo luftë karakterizohet më Betejat e një pas njëshme, profesionalizmi, vendosmëria, përkushtimi dhe sakrifica e luftëtarëve për liri janë disa karakteristika që vlerësohen nga ekspertë të luftës. Ekspert janë kombëtar dhe ndërkombëtar. Politikanët thonë lufta e Koshares është lufta më unifikuese kombëtare që nga luftatë e Skënderbeut. Familjet e dëshmorëve dhe të afërmit e tyre kanë po thuaj të njëjtin vlerësim më vëzhguesit e huaj dhe analistët tonë. Këta luftën e Koshares e vlerësojnë si lufta më e përgjakshme e shekullit të fundit. Ndërsa armiku jonë këtë luftë e ka vlerësuar ferri i quajtur Koshare (Pakao Koshare). Beteja e dytë për Kosovën. Ata përshkruajnë tmerret që i kanë përjetuar në këtë luftë. Ata kanë bërë një film për këtë luftë. Në Koshare për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe për të shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja kishin ardhur luftëtar nga të gjitha komunat e Kosovës. Nga të gjitha trojet tona kombëtare dhe nga diaspora. Shfarosjen e kishte planifikuar akademia e shkencës dhe arteve serbe. Këtë plan të vjetër serb në projekt politik dhe program shtetëror e vendosën kriminelet në gadishullin Ilirik në krye më Millosheviqi dhe stafi politik serb si pozitë dhe opozitë.

Në luftë kundër projekteve të tilla, kishin ardhur luftëtar nga anë e kënd bota ku kishte shqiptarë. Kishin ardhur vullnetarë të kombeve tjera si amerikan,gjerman, italian, francez,holandez nga Argjentina,Turqia dhe nga vendet tjera të botës demokratike. Ardhja e tyre në luftë ishte plotësisht humane. Në Koshare kishte ardhur një luftëtar i çmuar. Ai kishte lënë punën në Gjermani dhe kishte fiksuar objektivin në malet e Koshares. I bindur në gatishmërinë e vet dhe të drejtën për të jetuar i lirë. I bindur në të drejtën historike të tij dhe popullit të tij. I edukuar nga familja dhe mësuesit e tij patriot. Ishte ky Safet Rexhepi.

Në Brigadën 138”Agim Ramadani” Luftëtari tani Dëshmori Safet Rexhepi është emër më të cilën kuptohet përkushtimi patriotik,kondicioni shpirtëror, vendosmëria , thjeshtësia ,dashuria, ndaj familjes, shokëve të luftës, e në veçanti ndaj Atdheut. Maturia në fjalë dhe veprimet e tij të jepnin shembullin e një njeriu të pjekur para kohe. Bisedat e tij unifikuese dhe respekti për shokët e luftës ishte një cilësi tjetër e Safetit. Guximi , durimin dhe qetësia e tij shpirtërore vëreheshin si në qëndrim ashtu edhe gjatë kryerjes së detyrave që ishin pjesë e operacioneve të luftës në Koshare. Çdo detyrë e kuptonte të rëndësishme dhe e trajtonte më kujdes. Më 19 .04.1999 rreth orës ushtria serbe sulmoj më helme luftarake. Më vonë u konstatua së helmet ishin koktej; Sarin, WX dhe CS. Këto helme neuro paralitike të ndaluara më konventa ndërkombëtare u përdorën gjatë terë ditës. Po thuaj nuk kishte metër katror pa gropa të granatave të shpërthyera. Këtë ditë Rrasa e Koshares u sulmua edhe nga aeroplani më granata helmuese. Por bazuar në stërvitjet Safeti më shokët e vet vetëm për sekonda vente maskën nga pozita marshuese në pozitën mbrojtëse. Bomba kishte shpërthyer në afërsi të Safetit. Më udhëzim të mjekëve në Koshare dhe me urdhër të Komandanti të Batalionit të II Safeti dërgohet në spital në Bajram Curr. Ai atje qëndroj disa ditë. Ndjenja patriotike dhe përkushtimi për luftë Safetin e forcuan.

Ai u ngrit nga krevati duke thënë: ”nuk kam ardhur të dergjëm në Krevat por të luftoj. Pa lejen e mjekut vjen në Padesh. Takohet më bashkëluftëtarët e vet që ishin në një pushim njëditor. Bashkë më ta vjen në rrasë të Koshares dhe futët në vijën e zjarrit. Lutjeve të shokëve që të qëndroj edhe pak ditë në spital u ishte përgjigjur”vetëm plumbi në kokë mundë të me ndal”.Safeti në vijën e zjarrit ishte vendosur në pozicion të sigurt. Gjatë përleshjes së armatosur ai kishte vërejtur së bashkëluftëtari i tij është plaguar. Lëshon pozicionin dhe tërheq shokun e tij të plaguar. Një granatë shpërthen shumë afër Safetit. Safeti plagohet rëndë. Safet Rexhepi bije dëshmor. DKA në Viti pas lufte emërojë shkollën e fshatit më emrin Safet Rexhepi. Tani kjo shkollë manë më nderë emrin e Dëshmorit Safet Rexhepi. Të nderuar ndjehen drejtoria e shkollës,mësimdhënësit e në veçanti nxënësit, që rriten dhe edukohen në Kosovën e lirë dhe të pavarur në SHFMU”Safet Rexhepi”. Emrin e Dëshmorit Safet Rexhepi do ta kanë në dëftesat e tyre. Në vulën e shkollës., në mirënjohjet që do të i marrin për punën dhe kontributet e jashtëzakonshme. Safeti jeton në kujtimet, zemrat e familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të vet. Jeton ashtu i buzëqeshur, me sytë plot mall, shpresë dhe dashuri. Dëshmori Safet Rexhepi mbetët protagonisti shembullor në historinë tonë të re. Zoti e bekoftë Dëshmorin Safet Rexhepi. Zoti e bekoftë familjen e tij. Zoti e bekoftë shkollën “Safet Rexhepi” nxënësit dhe mësimdhënësit e saj. Zoti e bekoftë Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur. Lavdi dëshmorit Safet Rexhepi. Lavdi dëshmorëve të luftës së Koshares. Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top