Më në fund, pas dy dekadave të përjekjes dhe llomotitjes puçiste për historinë, te shqiptarët e Dardanisë ka filluar procesi i zbatimit të kriterit shkencorë për të kaluarën e afërt.
Opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar, dokumentacioni i ruajtur me përkushtim do t’i dëshmojë katërcipërisht, se lufta e shqiptarëve të Dardanisë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.
Realisht, Dardanisë, vendlindjes tonë, i kemi shumë borxhe si shqiptarë, por, pa borxhe dhe pa përgjegjësi historike ndaj Dardanisë nuk janë as ndërkombëtarët që hezituan të ndërmarrin hapa më radikal drejt parandalimit të puçit ushtarak kundër institucioneve të atëhershme të Republikës së Kosovës.
Për rrjedhojë, nënkuptohet që pengesat e sotme për zbardhjen e të vërtetave të luftës vijnë nga grupet puçiste e pushtetmbajtëse në Republikën e Kosovës, si dhe nga grupet e interesit pansllavist, mbështetëse të puçit ushtarak dhe pushtetmbajtës aktual në Republikën e Shqipërisë.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe investimeve marramendëse pansllaviste, puçiste e antishqiptare, e vërteta e plotë për luftën çlirimtare të shqiptarëve do të triumfojë dhe Flamuri i Dardanëve do të valojë i lirë, duke i dhënë shkëlqim dhe përjetësi Flamurit Kombëtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.