28 Prill 2017
Këshilli Koordinator i Ballit për Shqipërinë etnike, në emër të kryesisë së Partive në Shqipëri, Kosovë e Iliridë, si dhe në emër të anëtarësisë së gjerë në trojet shqiptare, dënon sulmin e mbrëmshëm terrorist ndaj deputetëve të Parlamentit të IRJM-së dhe i shprehë përkrahjen e plotë politikës së matur, kombëtare dhe euro-atlantike të z. Ziadin Sela, kryetar i LR – PDSH.
Gjithashtu, strukturat e Ballit i bëjnë thirrje subjekteve politike shqiptare që të vetëdijësohen, të reflektojnë dhe të nxjerrin përfundime mbi punën që kanë bërë deri më tash, e cila, sipas premtimeve, është dashur të ofrojë vlerë të shtuar për qytetarin shqiptar në siujdhesën ilirike dhe jo lider të përgjakur, mbi të cilët hedhin valle kriminelët.