DEKLARATË E QENDRËS SHQIPTARE PËR KULTURË DEMOKRATIKE – FAN NOLI

Tiranë, 19.6.2019

Qendra Shqiptare për Kulturë Demokratike ”Fan Noli” (QSHKDFN), ndjek me vëmendje e shqetësim zhvillimet në vend dhe deklaron se :

1. Demonstrimit antiqeveritar, apo anti-Rama, të opozitës partiake, – në mungesë të organizmave të mirëfilltë e potencialë të shoqërisë civile -, i është bashkuar edhe masa e gjerë e në rritje e shoqërisë shqiptare, që aspiron fuqishëm ndryshimin e gjendjes dramatike e të pashembullt në vend, duke marrë kështu formën e një revolte të mirëfilltë mbarëqytetare., në mbarë vendin.

2. Duhet të jesh i privuar nga gjykimi i shëndosh e realist që të mos e kuptosh e vlerësosh këtë fakt, si dhe rrjedhimet e tij eventuale të padëshirueshme.
Ose, sikurse me rastin e tragjedisë së Firmave Piramidale, do të thotë të jesh pjesë e një konspiracioni të caktuar okult, antishqiptar, apo që instrumentalizon dramatikisht dhe për qellime e interesa joshqiptare, faktorin shqiptar dhe krizën shqiptare;

3. Në kushtet e një situate të tillë, ku prevalon etja për pushtet dhe për favoret e tij, nëpërkëmbja e çdo norme demokratike, blerja dhe imponimi i dhënies forcërisht të votës (sikurse tashmë e bë e njohur edhe botërisht), rritja e çmimeve, e papunësisë dhe varfërisë, zhytja në korrupsion të paparë, profili narkotrafikant i shtetit, humbja e shpresës dhe ngutja për emigrim i të rinjve, prishja e imazhit të vendit para faktorit euroatlantik dhe botës së qytetëruar, krijimi i një situate ku mungojnë e janë paralizuar organet themelore të shtetit,
– në këto kushte pra, akti më elementar i drejtuesëve aktualë është padyshim dorëheqja, për t’i hapur kështu rrugë përgjegjësive ligjore përkatëse.

3. Dukuria shqetësuese e prirjes për pushtetit absolut, që po përjetojmë, sipas divizës mesjetare ”Shteti jam Unë !”, dhe asaj të diktaturës komuniste ”Partia – mbi të gjitha !”, (në vend të divizës së Rilindasve : ”Atdheu mbi të gjitha !”, po krijon precedentin e radhës të shpërthimit të konfliktit ndërqytetar, midis forcave të pushtetit dhe të lidhura me pushtetin në fuqi, dhe atyre progresive, ndryshimkërkuese;

4. Ideja e mbajtjes me çdo çmim të pushtetit, qoft dhe me anë të forcës policore dhe arrestimeve e burgosjes, trëmbjes e shantazhimit të opozitës dhe popullit protestues, si dhe këmbëngulja për rivendosjen, në kushte të reja, e ish rendit monist edhe nëpërmjet votimeve moniste (njëpartiake), sipas divizës së njohur bolshevike: ”Gjithë pushteti sovjetëve !” (Vsja vllast sovjetam !), – reminishencat ideopolitike të sëcilës mbarten ende jo pak e madje drejtojnë klasën tonë politike, të dalë nga PPSH, është sfidë e hapur e provokim i pashembullt, që i bëhet rendit demokratik dhe aspiratës shqiptare për t’iu bashkëngjitur standarteve të BE dhe faktorit euroatlntik.

5. Në këto kushte, QSHKD ”FAN NOLI”, sugjeron :

a – Reflektimin maksimal dhe vetëpërmbajtjen ekstreme të palëve në konflikt, për të evituar më të keqen, duke vënë mbi gjithëçka amanetin e Rilindasve : ”ATDHEU – MBI TË GJITHA !”
b – Shkaktarët e gjendjes së pakënaqësisë së gjithanëshme popullore të respektojnë zërin e masës për dorëheqje, si minimumi i përgjegjshmërisë. Zëri i masës është zëri Zotit ! (Anipse është evident edhe shqetësimi mbarpupullor i mungesës së një alternative politike, të panjollë e plotësisht të besueshme, për interesat publike e të çështjes kombëtare);
c – Masat protestuese dhe aktorët politikë, duhet të mos bien pre e të distancohen vendosmërisht nga veprimet provokative e diversive, me origjinë të brendëshme ose jo, (shkatërrime, djegie, vrasje e terror), të interesuara të përbaltin karakterin e revoltës dhe aspiratave popullore për ndryshim..!
d- Përsërisim thirrjen tonë, drejtuar faktorit mik euro-atlantik, për të ndërhyrë vendosmërisht e pa dorashka diplomatike, me ndjeshmëri kontakti joefektiv, duke mos përsëritur gabimin e bërë me indiferentizmin dhe mosndërhyrjen parandaluese, në rastin tragjik të Firmave Piramidale;
e- Respektimi domosdoshmërisht i institucionit të Presidentit të Republikës, si i vetmi garant i Kushtetutës dhe Unitetit Kombëtar;
f- Kapërcimi i ngërçit të krijuar imponon, si kusht sine qua non, uljen urgjentisht në bisedime të faktorëve dhe aktorëve politikë rilevantë, me pjesëmarrje edhe përfaqësuesish të asociacioneve realisht të pavarura e të përkushtuara të shoqërië civile, si dhe të një Pleqësie, apo individësh të shquar të botës shqiptare, përfshi diasporën, nën kujdesin e Presidentit të Republikës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top