Çfarë ndodhi gjatë grushtit të shtetit: Ja pse nuk u vra Erdogan

Nga Lorenzo Cremonesi, korrespondenti i Corriere della Sera në Ankara

Pse dështoi grushti ushtarak i shtetit? Të shumta janë përgjigjet faktike ose jo që vijnë nga Turqia, por edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që kemi kuptuar deri tani vjen nga kryeqyteti turk, ku puçistët ushtarakë ishin përqendruar, dhe për të paktën 5 orë “mbretëria” e Rexhep Taip Erdogan ishte në rrezik. Presidenti mund të arrestohej, ose edhe të vritej. Por më pas, një sërë gabimesh të puçistëve bënë që ata të penalizoheshin. Ndonjëherë harrohet një element kyç: Erdogan mbetet një lider popullor, shumë i urryer nga elitat laike, por me një mbështetje të fortë, edhe nga një pjesë e të së njëjtës ushtri që donte ta rrëzonte.

Mosorganizimi

Puçistët nuk ishin një bandë e mirë-organizuar, siç u raportua, sidomos duke gjykuar nga shpejtësia me të cilën u arrestuan.

Mes tyre gjejmë komandantë të Ushtrisë së Dytë ose të Tretë të vendosur përgjatë kufirit me Sirinë, në kufirin më të paqëndrueshëm të vendit, e cila përfshin edhe bazën ajrore Incirlik, nga ku aeroplanët amerikanë së bashku me aleatët e NATO-s bombarduan fortesat e ISIS.

Ka dhe komando të zgjedhur që veprojnë nga helikopterët, njerëzit e xhandarmërisë dhe policisë, batalionet dhe shoferë tankesh.  “Problemi ishte se për të gjitha këto forca, mungonte një komandë e unifikuar dhe një udhëheqës politik që di t’i flasë kombit në gjuhë ushtarake. Janë si fantazma të së kaluarës,” tha dje Orhan Bursali, analist i medias Hurriyet. “Ata kujtuan se do mjaftonte kapja e shefit të shtabit, gjeneralit Hulusi Akar dhe ta shtërngonin atë të bënte një deklaratë publike drejtuar kombit në mbështetje të tyre.

Por ata e llogaritën atë pa ushtrinë e tij. Komandantët e tjerë të ushtrisë reaguan me forcë. Mes tyre, i rëndësishmi gjeneral Umit Dudar, përgjegjës i sheshit të Stambollit, që urdhëron rezistencë të armatosur”.

Erdogan në FaceTime

Momenti qendror i grushtit të shtetit do të ishte eliminimi i presidentit. Llogaritja në letër nuk është e gabuar: duke pasur parasysh fytyrën gjithnjë e më totalitare te regjimit. Në qoftë se ju vrisni kreun, bie e gjithë ndërtesa. Puçistët e provuan. Rreth orës 11 të darkës, një duzinë prej tyre sulmuan pallatin luksoz të Grand Yazici Turban, ku bënte pushimet Erdogan në Marmaris. Por garda presidenciale reagoi ndaj zjarrit me vendosmëri, pastaj e zhvendosën presidentin në një hotel aty pranë. Në të njëjtën kohë kryeministri Binali Yildirim u shfaq në televizionin kombëtar për t’i kërkuar popullit të rezistonte. Erdogan gjithashtu në një lidhje me FaceTime me CNN Turk i bëri thirrje popullit të tij të ndalonin puçistët. Ai i tregua mjaft agresiv duke thënë: “Zbrisni në sheshe, rezistoni. Shumë shpejt do të jem me ju në Ankara.

Një përdorim i jashtëzakonshëm i medias sociale. Në vendet arabe kjo media ndihmoi në rrëzimin e regjimeve, në Turiq për ta mbrojtur atë.

Më pas Erdoganit u nis me avion në aeroportin Ataturk të Stambollit, sepse qiejt e Ankarasë ishin të pasigurt. Kur hoteli i tij u sulmua, ai ishte më mijëra metra lartësi.

Rasti i humbur

Një moment kulminant pati. Kur disa avionë F16 u nisën nga një bazë ajrore pranë kufirit sirian filluan të ngacmonin avionin presidencial. Mund ta rrëzonin me një raketë, mjaftonte vetë, një goditje e thjeshtë. Në avionin e Erdoganit nisi paniku. Nuk dinin më cc’të bënin.

Ndërkohë, kur avionët F16 ndodheshin pranë urës së Bosforit ata u larguan në mënyrë të pashpjegueshme pa bërë asnjë goditje. Më pas erdhën edhe avionët ushtarakë besnikë të Erdoganit.

Në orën 3.20 të mëngjesit Erdogan zbret në Stamboll me mbështetësit e tij në delir që kishin thyer kordonin ushtarak.

Përgjatë tre orëve vendi ishte në pasiguri totale. Puçistët sulmuan parlamentin e Ankarasë, bombarduan dhe goditën ndërtesat fqinje të organeve të larta ushtarake. Në terren policia SËAT u përpoq të rimerrte kreun e shërbimeve sekrete Hakan Fidan, i cili në fakt u arratis vetë. Shefi i shërbimeve sekrete akuzohet se pse nuk zbuloi informacione nga grushti i shtetit, ose më saktë pse e zbuloi vonë. Duket se nisja e grushtit të shtetit ishte parashikuar në orën 5 të mëngjesit të së shtunës, por u nis një ditë më përpara, të premten.

Sulltani i Popullit

Me Erdoganin gjallë dhe aktiv në Stamboll situata u përkeqësua shumë shpejt për udhëheqësit e grushtit të shtetit. Të besuarit e tij u ngritën si një milici paraushtarake. Njësitë rebele filluan të dorëzoheshin në masë.

Nuk arritën të kontrollonin as 25 televizione private apo dhe stacione radiofonike pro-qeveritare.

Dështimi i tyre ishte i dukshëm përballë popullaritetit të Erdoganit.

“Në botën perëndimore, harrohet se të paktën 51% e 80 milionë turqve janë me të”, thotë Hurichan Islamoglu, docent i historisë ekonomike në universitetin e Bosforit.

Sekreti i suksesit të tij mbetet ai ekonomik. Në 13 vjet, Erdogan ka revolucionarizuar vendin.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top