Dje, z.Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat mori pjesë në cermoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikes të 82 martirëve nacionalist, të pushkatuar pa gjyq më 21 Tetor 1943 në Matjan të Lushnjës nga brigada partizane e Mehmet Shehut. Dëshmorëve nacionalist iu nda titulli “Martirë të Demokracisë”.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, në ceremoninë e ndarjes së titullit shoqërohej edhe nga n/kryetari i PBKD-së z.Besnik Troplini. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i shoqatës të ish të përndjekurve politikë antikomunist, z.Simon Mirakaj, kryetari i PD të Lushnjës, z.Myslim Murrizi, historiani i të vërtetës, z.Uran Butka, z.Reshat Kripa, z.Enkelejd Alibeaj dhe z.Nebil Çika.