Shkruan: Ksenofon Dilo
Shqiptarizmi as nuk plaket as nuk vdes.
Kaluan vite. E reja merr ç’i takon dhe i jep hakun sé kaluarès. Koha èshtè e etur pèr Demokraci. E uritur pèr Drejtèsi . Kjo, kèrkon soliden.Grindjet ,amullitè kèrkojnè e i duan varrmihèsit e kombit,qè presin sa ne tè flèmè.Vetèm filosofia e disa brumbujve,qè si u thotè populli ..”vrave njè gjerman tè vrarè” e sheh çèshtjen kombètare né interesin e vet dhe, u detyron tè njèjtin avaz- tèrè jetèn tè vazhdojnè kryqèzatèn kundèr patriotève ! Ti bien gjoksit duke mburrur bèmat dhe vet-veten, tè ngrènè né qiell “meritat” e tyre dhe mahen duke ngrenë fakte . Njèsoj sikur nxjerr shpirtin tè nxjerrè tè vèrtetèn nga goja ..i droguri nga Mugosha, ,qè bènte 5-sé pushkè kthehej e ,urdhèronte 50 shqiptarè tè vriteshin si tradhètarè..”Bukurira,tè butèsi “sè tillè serboiste sa dhe tè vdekurin çvarrosi“ komunist o lule” dhe e quante sakrilegjin –progres! , mund tè takosh vetèm né pèrralla…. Sè fundi çudia: ”Kush nuk bindet nuk do popullin!”
Dhimbjet janè tè shumta. Ato tè shqiptarit patriot kalojnè ç’do tjetèr . Trishtohesh kur burra me pèrmasa tè tilla si Petro Harito , Jani Dilo etj. qè busull térè jetè kishin patriotizmin dènohen me heshtje!Heshtje..qè,nuk èshtè flori..! Ajo nuk lejon popullin tè ushqehet me qumèshtin e vet .
Po, historia nuk vidhet. Kombi na kèrkon kurdo herè modestè ndèrsa, kasta e kuqe pèrdor tèrè arsenalin e marifeteve tè saj pèr tè poshtèruar virtytin. Mè kryesorja metodè e pèrdorur- terrori ! Kjo shpjegon qè dhe jetèn nuk e filloi nga djepi po, nga varret(po kèshtu dhe nè pluralizèm , e njèjta eksperiencè u konsumua.:viti 1991 shènoi lindjen e stinès terrorit me armè tè ftohta…)…
Me paturpèsi ,né Nivan tè Zagorisè nè portèn e tè Atit tè Petro Haritos(Mihal Harito-s,krahut tè djathtè tè Abdyl Frasherit, pjesmarrès né Lidhjen e Prizrenit) atè ditè qè ja shkatèrroi ,shkroi me germa te medha : :“Ujèt flè , hasmi nuk flè” ? !
Dhunonin kujtesèn historike dhe nuk kursenin as britmèn e hajdutit:”Kapeni,hajdutin!”..se,.. hasmi?! Hasèmi .. askush tjetèr ,veç ai, qè urdhèroi : “tè zhduken dèshmitè”… (partia tè jetè mbi tè gjitha) … , né vèndin qe ngroh si Dielli’ zèmra e zagoritit ,e malet marrin emrat e burrave!.. tè largohej njeriu prej qènies njerèzore e tè harrij si robot qè funksionon verbèrisht dhe pa menduar deri ,tè shkatèrrohej dhe ajo portè, me ato vlerat e veçanta arkitektonike dhe historike e diplomatit Mihal Harito ku, mènçuria popullore i thosh :
“…Kur dilje né portè e rrinje
Ç’bèhej né Stamboll e dinje. “
Njeriu ndjeu dhimbje , dobèsia banale e mèndjes enveriste pèrbuzte virtytet kombètare! Kuqo-dopingèt ndjenin nevojèn pèr tè mobilizuar tèrè potencialin emocional e mendor, qè tè dobèsonin kujtesèn kombètre . Shqiptari tè vuante shqiptarizmin !…Identifikohej akti patriotik me aktin e vuajtjes , Tè mbesès sè Mihalit,bijès sé Petro Haritos ,zonjès sé nderuar- Ifijeni, . nuk ju lejua kurrè(dhe nga shtetii vet-quajtur demokrat) tè banonte né shtèpinè e tè parève tè saj !! Nga mèndja,nuk mè çkitet : ish né ato çaste agonie(nènèntor 2007-tès) .. ajo Mèmè, e mèkuar qysh né fèmirinè e saj me patriotizèm, kur.. vèshtroi flamurin me shkabèn dy krenare qè u- çpalos.. (edhe pse doktorèt hequr çdo shpresè..)gjeti forca e foli me gjithè shpirt: -“Sa lezet ka ky Flamur i Skènderbeut, sa krenare kjo shqiponjè dy krenare! Afromani ta puth njè çikè !..”…e ..me sa fuqi i kish mbetur e shtèrngoi me dorèn e Saj aq sa mundi! .
Shkojnè njerèzit tani afèr asaj shtèpie te ai rrap madhèshtor- ,urojnè (dikush dhe ndihmon- èshtè gjak shqiptari qè vlon) birin e saj, Piron (inxhinieri dinjtoz qè, dhe né demokraci né vazhdimèsi.. persekutimi..i rèndon) edhe pse né kushte shume tè vèshtira me njè punè vetmohuese plotèson “zbrazètinè”.,shmang dhunèn mbi kujtesèn kombètare.., né vèndin ku kanè hyrè e kanè dalè Burra tè Kombit .
Kanè histori ata Burra tè besès, tè fortè si stralli,hijerèndè si rrapi,tè bèjshèm,tè drejtè,kurrè s’i ranè gjoksit me grushta,as qaheshin e shkumèzonin prapa gardhit por,serjozè,tè mènçur qè e kishin pèr turp tè tè mburreshin e tè flisnin pèr trimèrinè e tyre( se,veç gratè flasin né Zagori pèr to). Burri zagorit e ka trimèrinè né gjak, e tregon kur duhet.. sa dhe né monizèm me zgjuarèsi ,baruti i kèngès sé tij kèrkonte opozitè. Isua , mbushte…kèngèn aprovonte bujshèm mesazhin qè shpèrthente (dhimbjen pèr dobèsitè parimore,morale dhe ideollogjike):
”More rrap tè qofshim falè,more rrap!
Ku i ke burrat e parè ,more rrap!..”
Shtonte efektin kuptimor tè kètyre vargjeve,vlera e mbèshtetjes emocionale te shqiptarizmit,tè ngrinte peshè ( kènga labe) sa, shtynte dhe dègjuesin mè indiferent tè jetè, dakord me to. Mè madhorja ,shquante bukuria e shpirtit shqiptar ! dhe ç’ka jeton nè botèn e shpirtit tè shqiptarit, nuk vdes kurrè.
Eshtè force lèvizèse e karakterit,energji shpirtèrore, nè vèndin ku burri kèrkon burra tè vèshtrojnè rrugèn e pèrjetèsisè. Koha i kèrkonte dhe i kèrkon burrat è besès e tè fjalès,burra qè nuk u dridhej qerpiku,si Mihal Harito, Ilia Dilo Sheperi, Petro Harito,Jani Dilo-,Aristidh Ruci,Anton Cako (Cajupi),Ilia Harito Jorgji Cakon,Pano e Pilo Xhamballo etj.etj. se, shqiptarizmi nuk plaket ,as nuk vdes .Ai,jeton nè botèn e shpirtit shqiptar,dhe ,kush jeton nè botèn e shpirtit nuk vdes kurrè.
Gjallèron e shquan dukshèm sot, i riu me sedrèn shqiptare nè universete kudo duke u-prezantuar denjèsisht para botès krenar – jam shqiptar! .Edhe nè kètè mes pèrsèritet tani e vèrteta e qèmotshme, njèkohèsisht dhe oshètima e fjalès me zè tè lartè ,e besimit tè patundur tè rilindasve: Sh q i p t a r è t janè tè v e ç a n t è !-
Po kush ishte rilindasi Petro Harito? Le tè citojmè fjalimin e profesor Ilia Dilo Sheperit ( para arkivolit tè Petro Haritos,74 vjet mè pare):
“ Zi e madhe mbuloi sot tèrè Zagirinè,vèndin e lindjes sate.Ngushèllim tè thellè pèrhap sot né tè gjithè anèt e SHqipèrisè lajmi i papritur i vdekjes sate,o bir i shtrènjtè i Zagorisè o burrè i vlefshèm i Shqipèrisè.
Qysh ike dhe e le pèr jetè Shqipèrinè tènde qè e deshe aq shumè. Qysh nuk kujtove fare Zagorinè tènde,qè tè ka pasur kurdoherè tè vetmin mbrojtès né rrezik,tè vetmin udhèheqès né ditè tè kèqija dhe tè vèshtira,tè vetmin pèrfaqèsues né gèzime dhe hidhèrime.
Po,qysh nuk tè erdhi keq pèr fèmijèn tènde,qè e le tè mitur e tè parritur,pèr fèmijèn tènde qè kishte kaq nevojè pèr kujdesitè e tua atnore,pèr Nènèn dhe Hallèn tènde,qè u qe thènè tè pinin dhe kètè kupè tè hidhur,pèr farefisin tènd qè tè adhuronte,qè tè mbèshtetesh tèrèsisht mbi ty?
Mbylle sytè,o, Petro Harito dhe i le tè gjithè dhe tè gjitha dhe bashkè me fèmijèn tènde tè dèshpèruar,bashkè me farefisin tènd tè pikèlluar,bashkè me Zagorien tènde tè shkretuar,derdh lotè hidhèrimi dhe tèrè Shqipèria qè tè njojti,i tèrè Atdheu ynè,tè cilit aq bukur i shèrbenje gjer né kètè ditè,i shtyrè nga ndjenjat fisnike tè zèmrès sate tè madhe.
Bir i Babait tè mirè, i Mihal Haritos ,qè nderoi tèrè vèndin duke pèrfaqèsuar SHqipèrinè e tèrè prej SHkodre gjer nè Prevezè si deputet né parlamentin e parè tè perandorisè Otomane mè 1878-tè, bir i atij Babai,dhe nip i atij Ilia Harito, qè e nderonte tèrè vilajeti i Janinès, bir them dhe nip i atyre burrave qè tè lanè si trashègim njè emèr aq tè lèvduar po dhe me detyra sa tè larta aq dhe tè rènda,i pasove.
Ishte zèmra jote e madhe , ishin ndjenjat e tua fisnike dhe patriotike, ato qè tè bènè t’a mbaje lart kètè emèr,ato qè tè bènè tè vlefshèm pèr Atdhe,ato qè tè udhèhiqnin né çdo rast tè mirrje udhèn e nderit , tè bashkoheshe kurdoherè me shokèt mè tè kulluar né ndjenja , mè tè matur né vendime dhe veprime pèr tè mirèn , pèr shpètimin e Atdheut.
Né ditèt e tua Shqipèria jonè e dashur ndeshi né vèshtirèsi mè tè mèdha tè jetès sé saj tè gjatè,shkoi peripècitè mè tè rrezikèshme , pati nevojèn pèr ndihmèn mè tè gjallè tè bijve tè saj . Dhe do tè ishte tepèr e gjatè sikur tè nisja tè numèronja njè nga njè tè gjitha punèt e tua , sikur tè matesha tè analizonja gjithè ndjenjat qè tè shtynin né ato punè pèr tè mirèn e Atdheut , o , burrè i vyer i Shqipèrisè.
Né kohèn e okupacionit grek nuk e mohove emrin e nderuar tè Shqiptarit , nuk pushove sé mburruri qè jeshe Ssqiptar,as peshove pèrbuzjet , as dhe rreziqet qè shkaktonin kèto mburrjet e tua fisnike.
Né kohèn e autonomisè kundèrshtove paudhèsinè me sa ishte njerèzisht e mundur dhe e rrezikove bujarish t jetèn tènde kur u ngrite e vajte i paftuar né Hormovè né mes tè andartèvet dhe u pèrpoqe me ç’do mènyrè qè tè shpètonje vèllezèrit Shqiptarè Muhamedanè nga rreziku qè i kèrcènonte.
Né mbledhjen panepiriote tè Delvinès e shfaqe burrèrisht mendimin tènd qè Epiri ishte i Shqipèrisè dhe duhej t’ì lèshohej Shqipèrisè.
Né kohèn e Italisè i pèrbuze nderimet e nuk pajtoheshe me interein e indipendencès shqiptare. Zbrite ngjer né bashkèfjalim me njerèz keq-bèrès,qè tè ndaloje veprimet kundèr katundeve tè Shqipèrisè,né tè cilat provinca jote e Gjirokastrès tè ka zgjedhur kurdoherè si pèrfaqèsues tè saj pèr meritat e tua, qèndrove kurdoherè i pandarè nga shokèt qè pèrpiqeshin pèr tè mirèn e mirèkuptimit tè Atdheut, dhe, kur e desh nevoja, nuk dyshove tè bashkpunoje me ta , pèr shpètimin e Shqipèrisè.
Nuk u druajte né çdo rast tè çfaqje mendimet qè tè diktonte zèmra jote e pastèr,dhe nuk u dèshpèrove kurrè,as u zèmèrove kurrè kundèr atyre qè keqshpjegonin fjalèt e tua tè kthjellta , ndjenjat e tua tè kulluara.
Kèto sjelljet e tua tè nderuara tè mbajtèn lart né sy tè popullit shqiptar dhe tèrhoqèn mbi Ty dashurinè e Mbretit tonè,i cili tè pati kurdoherè né tè djathtè tè Tij. Deputetève dhe nèpunèsve tè lartè tè shtetit tè cilèt, tè gjithè sot , me lajmin e papritur tè vdekjes sate derdhin pa dyshim lot hidhrimi sé bashku me fèmijèn tènde tè pikèlluar , sé bashku me Zagorien t’ènde qè tè èshtè mbledhur sot kètu e po tè qan me lot.
Né njè hidhèrim tè kètillè janè tè pafuqishme fjalèt , nuk zènè vènd pèr ngushèllim .Feja vetèm èshtè ajo qè largon dèshpèrimin , feja qè thèrret e thotè :”Tè tjera janè mendimet e njrzve dhe tè tjera urdhèrat e Perèndisè pèr tè mirèn tonè”: Tè pèrunjemi para urdhèrave tè Perèndisè , le tè pèrmbajmè hidhèrimin e madh, le t’i lutemi tè Madhit Zot tè derdhi balsamin e ngushèllimit, né fèmijèn dhe né farefisin e Tij tè pangushèlluar,dhe , duke ditur qè s’ ka njeri pa tè mèkate né kètè botè, le ti lutemi atij Zoti t’a ç’lodhi né banime tè tè drejtève, duke thènè:
“Ndie Zot Shpirtin e Tij ! “
Sot,me atdhetarin zèmèr-zjarrtè Petro Harito e ndjejmè vehten krenarè,ndonse dikujt duhet t’i skuqet faqja qè u la né harresè.. ai qè gèzonte respektin e miqve dhe tè armiqve “ nuk vete unè me yje qè perèndojnè-tha kryetari i partise opozitare me tè, né parlament-por mbaj sytè mbi yllin e polit-Xha Petron- dhe kèshilloj gjithè shqiptarèt qè tè bèjnè po kèshtu né se, duan shpètimin e Atdheut.”
Te tiilè ishin burrat e kombit qè,tè pajisur me pikpamje dhe me virtyte tè larta nuk èshtè çudi pse dènohen me harresè nga ata qè e shikojnè popullin si njè masè amorfe ,tè cilèn mund ta manipulojnè sipas qejfit dhe interesave tè tyre, se realitetin shoqèror para tè tillève qènkèrka arenè e gjesteve tè automatizuara !
Angazhimi,lufta e pandèrprerè e burrave si Petro Harito,Jani Dilo etj. né temperaturèn e kohes aq tè shqetèsuar, pèr triumfin e idealeve kombètare ,idealeve demokratike, pèr triumfin e sé drejtès e sé vèrtetès, èshtè pèr brezat e ardhmè- udhè-rrèfyes.