BISEDIME DHE NEGOCIATA PA FUND… PSE ?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I SEKRETARIATIT TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM

Cila është semantika e këtyre bisedimeve ku shqiptarët marrin pjesë me të gjithë, por më së paku bisedojnë mes vete.

Bisedimet : Greqi – Shqipëri

Shqiptarët e Shqipërisë Londineze bisedojnë me grekët për problemet e « pazgjidhua » nga e kaluara. Plot 73 vjet pas mbarimit të LDB, grekëve u doli gjumi të bisedojnë me shqiptarët gjoja për ti përgatitur për BE. Por, bisedimet i kanë me hile në çdo fushë të jetës, në secilën temë nxjerrin avantazhe per vete. Kuptohet, edhe shqiptarëve u japin ndonjë asht dhe mu për ketë, bisedimet mbahen sekrete. Shqiptaët krejt çka kuptojnë i marin nga mediat greke.
Derisa, grekët luftojnë edhe për eshtra kafshësh, shqiptarët asnjë fjalë për Çamërinë !

Bisedimet : Kosovë – Serbi

Shqiptarët e Kosovës apo kosovarët, të përfaqësuar nga Hashim Thaçi, pas luftës çlirimtare dhe ri-shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008, kanë nis bisedime maratonike që askush nuk e di kur do të përfundojnë. Këto bisedime, u nisen si teknike, por tash kanë humbur çdo kuptim, sepse asnjë marrëveshje e arritur nuk është realizuar. Prandaj, lehtë kuptohet se Serbia ka hy në këto biseda vetëm sa për të fituar kohë dhe benefite nga BE.

Bisedimet : Greqi – Maqedoni

Kur shqiptarët filluan sedopak ta marrin veten, në këtë vend, doli mbi sipërfaqe deshira e grekëve që t’i fillojnë bisedimet për gjetjen e një emri të pranueshëm për dy palët. Ky intereseim nuk është asgjë tjetër vetëm frika e Greqisë nga forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, pas rënjes së Gruevskit. Edhe në këto bisedime marrin pjsë vetëm maqedonët. Shqiptarët konsiderohen qytatarë të rendit të dytë. As gjuha shqipe s’kalon, sepse votimin e Sobranjes nuk e nënshkruan kryetari !

Bisedimet : Shqipëri – Kosovë

Asgjë e re ! Pas një tentimi të hapjes së kufirit (Shqipëri-Kosovë) në fillim të këtij viti (2018), doli personalisht, ai i cili kishte lajmëruar këtë hapje, Pandeli Majko, dhe tha që qarqet ekonomike (biznesmenet) nuk po lejojnë. Rrenë e kulluar ! Pse nuk tregoi drejtë që BE nuk po lejon.
Për të kamufluar gjërat, janë mbajtur dy takime të qeverive sa për t’i cakërruar gotat.

BE – Greqi

Pas kollapsit ekonomik dhe shpetimit të Greqisë nga bankrotimi, BE ia ka besuar rolin e ruajtësit të paqes në Ballkan me bisedime maratonike. Krejt qëllimi është të sundohen dhe përçahen e ndahen shqiptarët, ngase ekziston frikë e madhe nga ndonjë bashkim i mundshëm i tyre. Bashimi i shqiptarëve prish balancat gjeostrategjike, ndoshta më shumë se vetë krijimi i Izraelit në Lindjen e Afërt.

Semanitika e këtyre bisedimeve është që shqiptarët, me çdo kusht, të mbesin të ndarë. Vetëm formimi i një Parti Nacionaliste Shqiptare në të gjitha trojet shqiptare do të bënte punë, sepse partitë e majta, vetëm për ta ruajtur pushtetin janë në gjendje të falin gjithçka kombëtare, siç kanë bërë tash e njëqind vjet.

Pas mbarimit të bisedimeve, BE, pasi t’ua ngul të gjitha trojeve shqiptare kungjat, do të propozojë një UNION Ballkanik. Nisma ka filluar tashmë…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top