SHKRUAR NGA RIZA GREIÇEVCI
Shkele i thanë, me këmbë Flamurin!
P’shtyje i thanë, me gojë Flamurin!
Shaje i thanë, me nanë Flamurin!
Në daç jetën me ta falë,
Tregoj shokët, fis e farë!
S’i verboj sytë e mi!
S’ia shëmtoj këtë bukuri!
Dua Flamurit gjak me i dhanë!
E kam babë, e kam si nanë!
Dua Flamurit me i dhanë jetë!
Për Flamurin due me vdekë!
Dhe Flamurin e puth n’ballë:
Unë pa Ty s’jam shqiptar!
Kështu ka thanë Fazliu rrufe ,
E dha jetën si me le.
Mbylli sytë, me faqe t’bardhë,
N’atë çast, shpirti i ka dalë!
DËSHMI E DOKTOR ALI SOKOLIT
17 gusht 1964
UDB-ja, krah shqipfolësve, i thanë Dr. Ali Sokolit:“Ka vdekur nga veremi! O nënshkruaje vdekjen e tij, o do të pësosh kështu edhe ti!”
Dr. Sokoli: “Ju e vratë mësuesin Fazli! Për të gjallë s’e nënshkruaj krimin!”