SAIM TAHIRAJ, ISMET TAHIRAJ DHE SEFEDIN KRASNIQI

BËJ, OSE VDIS – DO OR DIE!

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Janë dy grupe shqiptarësh që këtë thënie ia mveshin Ukshin Hotit. Grupi i parë e përdorin për tu dukur të mëdhenj ngase citojnë Ukshin Hotin dhe e bëjnë nga padituria. Kështu tregojnë vogëlsinë e tyre. Këta nuk janë të rrezikshëm. Mëshiroj o Zot!

Grupi i dytë janë majtistët shqiptarë të të gjitha ngjyrave. Këta, pasi e kanë kuptuar se liderët e tyre shpirtëror, si Enver Hoxha & Co deri te Qosja, s’kanë mbetur as me fshi prapanicen me ta, kanë filluar të trumpetojnë për një líder të vdekur, pa deshirën e tij, duke bërtitur me gjithë zë: Bëj, ose Vdis (Ukshin Hoti). Çfarë mashtruesish, çfarë rrencash!

Ukshin Hoti vërtetë e ka thënë këtë sllogan në fshatin Nagavc, diku në vitet 90-ta, por e ka cituar Mahatma Gandhi-n, i cili këtë sllogan e kishte thënë para delegatëve të Kongresit gjithë India (All India) më 08 gusht 1942, me rastin e votimit të Rezolutes së famshme “Quit India” në Bombey.

Adoptimin e Ukshin Hotit si ideolog të majtë, po mundohet me mish e me shpirt ta bëj LVV, por këta janë majtistë më të mençur se enveristat e tipit të Bedri Islamit, i cili nuk besoj që s’e di që Ukshin Hotit nuk i takon sllgani “Do or Die” (Bëj, ose vdis). Megjithatë, duke trajtuar në një shkrim reformën në drejtësï në Shqipëri (Wetting), edhe Islami ia kishte mveshur këtë thënie Ukshin Hotit…

Mbana tokë, mos na lësho!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top