Pas lajmit se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë duke lënë dy persona të vrarë, ka reaguar kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.
Ajo ka thënë se Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putinit.
Gërvalla i ka bërë thirrje BE-së të veprojë më vendosmërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij, siç ka shkruar ajo të sjellin luftën në tërë kontinentin”.
“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendosmërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.