BE KËRKON IMPLEMENTIMIN E ASOCIACIONIT KANCEROGJEN PËR KOSOVËN

Bashkimi Evropian po kërkon që Kosova t’iu qëndrojë karshi zotimeve të bëra në kuadër të Marrëveshjes së Hashim Thaçit të vitit 2013 të nënshkruar në Bruksel. Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, për Gazetën Express ka thënë se presin që Kosova të implementojë Asociacionin (kancerogjen, vërejtje e redaksisë) meqë është zotim që është marrë në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit.

Ai në fund ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të respektojë obligimet që ka marrë në kuadër të procesit të dialogut të udhëhequr nga Brukseli.

“Ne presim që Kosova të respektojë obligimet që ka marrë Hashim Thaçi në procesin e Dialogut”, ka përfunduar Peter Stano. Themelimin e Asociacionit* e ka kërkuar edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak. Në një intervistë për televizionin N1 ai ka thënë se Asociaiconi duhet të implementohet ashtu siç palët janë dakorduar.

Shkeljet e gjetura nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë që të mos procedohet përpara me implementimin e një marrëveshje të tillë. Kërkesat e BE-së janë intensifikuar në kohën derisa pritet që në pushtet të vijë Lëvizja Vetëvendosje, e cila në vazhdimësi ka qenë kategorike kundër themelimit të Asociacionit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top