Linja e forcës që po ndjek Edi Rama për miratimin e njëanshëm të reformës në drejtësi po e çon politikën zyrtare të Tiranës në një përplasje me SHBA-në dhe BE-në. Uashingtoni dhe Brukseli kanë mbështetur prej 25 vitesh ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rrezikimi aktual i demokracisë prej regjimit, nëpërmjet blerjes së votave, po i detyron kancelaritë perëndimore të rishfaqen “pro” praktikave të mira parlamentare. Heshtja e mëtejshme do të ishte vetëm inkurajim për një kryeministër që mezi pret të destabilizojë vendin, si e vetmja mënyrë për të qëndruar në pushtet
Uashingtoni dhe Brukseli kanë mbështetur prej 25 vitesh ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rrezikimi aktual i demokracisë prej regjimit, nëpërmjet blerjes së votave, po i detyron kancelaritë perëndimore të rishfaqen “pro” praktikave të mira parlamentare. Linja e forcës që po ndjek Edi Rama për miratimin e njëanshëm të reformës në drejtësi po e çon politikën zyrtare të Tiranës në një përplasje me SHBA-në dhe BE-në
Në qendër të propagandës është spekulimi se projekti ka anëtarësi ekskluzive ndërkombëtare dhe janë ata që do të garantojnë trafikun e votave për të arritur numrin e kërkuar për ndryshimet kushtetuese. Por, ky trafikim pervers, përveç kundërshtisë së opozitës, po has edhe në kundërshti nga partitë në qeverisje, apo deputetë mjaft të afërt me Ramën. Pavarësisht se palët që përmenda më sipër këmbëngulin që të ketë një reformë me konsensus, Rama kërkon të mbrojë kokën. Në këtë mënyrë, vetëm dy ditë më parë, një grup deputetësh u detyruan të firmosin që projekti i padakordësuar dhe që rrezikon të hedhë në erë stabilitetin në vend të futet në kalendarin e punimeve të parlamentit, me shpresë se mund të mbërrihet në votim në javën e parë të korrikut. Edi Rama është i vendosur që të mos i pranojë votat me konsensus të opozitës, pavarësisht se kjo dëmton rëndë stabilitetin e vendit. S’ka asnjë përgjigje nga Edi Rama edhe për kërkesat publike të LSI-së, lidhur me zyrtarizimin e interesit të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, si “shpërblim” për votën e njëanshme në parlament për ndryshimet kushtetuese, të cilat de facto do të themelonin një republikë të re, e cila sipas analistëve, s’do të garantonte me parimin “check and balance” të pushteteve. Ajo çka dihet tashmë është që nevoja për Reformën në Drejtësi nuk ka qenë kurrë më e madhe sesa sot.
Të kalosh reformën në drejtësi me blerje votash është një votim për djegien e reformës në drejtësi. Blerja e votës është atentat ndaj demokracisë dhe cdo atentat ndaj demokracisë merr si kundërpërgjigje revoltën qytetare për të mbrojtur parimet e lirisë. Efektet e një votimi të tillë do të rezultojnë në atë se do të kemi një legjitimim të blerjes së votës duke miratuar reformë në drejtësi. Kjo nënkupton betonizimin e regjimit oligarkik të Edi Ramës dhe shkatërrimin e atij zhvillimi demokratik të arritur 25 vitet e fundit.
Gazeta 55