Baton Haxhiu, ky Milladin i ri

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Të trembur deri në palcë nga uragani popullor, falangat e enverizmit dhe titizmit kërcënojnë majtas e djathtas.

Enveristi Zef Brozi kërkon arrestimin e Sali Berishës se sipas tij po të arrestohet ai Shqipëria do të ketë qetësi.

Zef mavria bën sikur nuk e di se me apo pa Berishën, Shqipëria nuk do të gjejë kurrë prehje dhe qetësi pa dënuar krimet e regjimit gjakatar, lake i të cilit ishte edhe Zefi apo Nikoll Brozi e frrota e tyre.

Këtij kolaboracionist të ri, që ka braktisur atdheun, nuk ia var njeri teneqenë. Mbase shpreson tek Arta Marku, kapter Leshi, prela, biba apo pata.

Shqipëria nuk do të gjejë kurrë prehje pa u treguar vendin “legenëve” të korruptuar të ambasadave që majmen me gjakun e shqiptarëve.

Baton Haxhiu, ky Miladini i ri, thotë se pas dorëzimit të mandateve, PD do të shkatërrohet dhe do të krijohet parti e re.

Ky torollak, mesa duket nuk e njeh Shqipërinë e shqiptarët. E kundërta do të ndodhë, o miladin. Edhe sikur të ngresh nga varri e të sjellësh prape ne Shqiperi Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshen, Vukmanoviç Tempon, Velimir Stojniçin, Dizdareviçin e viçër apo lopë të tjera të kopesë së Stanishiçit.

PD do të jetë shumë më e fuqishme, jo pse e meriton, por se e djathta tradicionale pret “aliatët”. Ende nuk e ka kuptuar që aliatët ja kanë bërë varrin atyre dhe Shqipërisë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top