Bashkimi Kombëtar po ju thërret, zgjohuni Shqipëtar!

Shkruan, Bekim Baftiu, Organizata Politike – Balli Kombëtar Demokrat

Edhe në fillim të këtij shekulli, procesi i bashkimit kombëtar po vazhdon. Sepse është i vetmi proces i natyrshëm që nuk u ndalë asnjëherë dhe nuk ka për t’u ndalur deri në realizimin perfundimtar. Pra, është thelbësore që të definohet përfundimisht kufiri në mes të paqes së qëndrueshme dhe luftërave të reja. Vetëm përpjekja dhe realizimi i zgjidhjes së plotë në pajtim me interesin dhe vullnetin e popullit shqiptar, mund ta çimentojë paqen e vërtetë. Çdo shqiptar do ta ndiej veten të sigurt dhe pa frikë, kur bëhet pjesë e pandashme e një shteti që ka fuqi mbi 7 milionë banorë. Nuk ka shqiptar që nuk e do të lirë dhe të bashkuar vendin e tij. Një shtet me mbi 7 milion qytetarë është simbol i fuqisë. Fuqia e bazuar në drejtësi paraqet mundësi reale për stabilitet. Shqiptarët janë ata që më së shumti e duan atë, sepse është jo vetëm vullnet, por interes i tyre. Mirëpo, Kosova në këta kufij të imponuar administrativ, që po duan t’i shndërrojnë në kufij ‘shtetëror’, nuk siguron stabilitet të bollshëm. Bile-bile kur e shikojmë problemin e pazgjidhur politik dhe terrenin në të cilin po zhvillohen rrjedhat politike, mund të konstatojmë, se parashikimet çojnë në pasiguri.

Kosova jonë të mbetet model i mosfunksionimit normal të jetës në këtë truall. Është mirë se çdo ditë në qarqe të ndryshme shqiptare dhe të huaja po piqet dhe forcohet mendimi politik, se vetëm me ridefinimin e kufijve në Ballkan do të kemi stabilitet afatgjatë. Kjo do të thotë se vetëm me bashkimin kombëtar të shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në shtetin e tyre kombëtar do të bëhemi zotërues të vetvetes dhe faktor stabiliteti në rajon. Prandaj, pa u definuar qartë ky raport, askush nuk do të mund të thotë, se tashmë lufta në Ballkan i takon vetëm të kaluarës. Një gjë është e sigurt: do të vazhdojë pasiguria sa kohë që proceset e nisura edhe të këtij rajoni në rrjedhën e integrimeve evro-atlantike, do të gjejnë bazë që të zhvillohen duke e ruajtur në brendi burimin e krizës- nyjën shqiptare ende të pazgjidhur në tërësinë e saj. Bashkimi i kombit shqiptar është platformë realiste, është kërkesë e kohës, ajo duhet të shtrohet. Prandaj, është me shumë interes sa më parë populli shqiptar të ndërgjegjësohet për këtë, në mënyrë që të mundësohet jetësimi i saj.

1 koment te “Bashkimi Kombëtar po ju thërret, zgjohuni Shqipëtar!”

  1. Qashtu trima pjesa e madhe e shiptarve e perkrah bashkimin e trojeve shiptare por politikanet shipter i perkrahin vetem korup cionin dhe paret e flliqta dmth leket pa i hek qafes mi shfaros qeta politikan qe jan tash ne trojet shiptare nuk ka bashkim

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top