Bashkia e qytetit të Lezhës ka shpallur “non grata” historianin turk, Talha Uğurluel, i cili pak ditë më parë, gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, tentoi të shpërfytyrojë lavdinë dhe historinë e tij.
Në reagimin e saj, Bashkia Lezhë ka bërë me dije se pas publikimit të videos në rrjete të ndryshme sociale, ku vihej re se historiani turk, jo vetëm deformonte historinë e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, por edhe denigronte figurën e tij, nuk do të lejohet më të vizitojë qytetin e Lezhës.
“Bashkia e Lezhës dënon gjuhën e përdorur dhe pabesinë e një grupi vizitorësh turq, të cilët gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, duke shfrytëzuar mikpritjen, një vlerë universale të Kombit Shqiptar, shpërfytyrohen duke tentuar të tjetersojnë lavdinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Lezhë. Ajo nënvizon se përmes një videoje të regjistruar nga vetë ata përmes një telefoni celular nuk zhbëhet historia. “Sqarojmë opinionin publik se grupi nga Turqia ka folur në gjuhën turke dhe nuk ka pranuar të komunikojë me ciceronin në gjuhën angleze, pasi kanë kuptuar se gjuha e tyre nuk kuptohej nga personeli i turnit pranë memorialit”, shkruhet në deklaratë.
Kjo jashtqitje islamike-turqelike nuk duhet me u shpall NON GRATA, por duhet me ia PALL KREJT GRATË…..
Prandaj duhet te festohet 6 maji si dita e Skenderbeut qe njemendesisht te adoptohet figura e tij si vlere universale e kombit shqiptar, perndryshe do degjojme mjeshterit e sofizmave qe me qasjen e tyre reduksioniste zhvleftesojne vlerat e tij kinse ka qene merita e maleve dhe ajo aftesia e strategjise skenderbeiane sepse ato male kishin qene ne disponim edhe para tij edhe pas tij por askush nuk kishte guxim dhe me teper as mencurine qe t’i perdorte ashtu sic i perdori Arminiusi (Herman-i) pyjet gjermane dhe shpartalloi 20 mije ushtare romake.
Edhe me keq keta mjeshter te sofizmave frymezim e kan Porten ose Olimpin dhe e vetmja menyre per ‘dezinfektim te historise sone’ nga propaganda e tyre eshte kulturifikimi i gjithe popullit dhe duke festuar diten e tij le qe kalitetet identiteti por eshte edhe pike referimi dhe Kruja ose Lezha duhet te zyrtarizohen dy pika te pelegrinazhit shqiptar.