Bariu

Shkruan: Simon Mirakaj

Bariu kishte qene polic dikur, e kishin liruar, apo siç quhej i kishte kapur 9 mijshi ( Ishte numri i ushtarakeve pa shkolle qe u liruan nga detyra…). Shumica e tyre perfundonin ne sektor fermash, duke qene se detyren e kishin kryer me devotshmeri dhe kishin dhene kontribute ne forcimin e diktatures komuniste, keta ishin njerez te previlegjuar, beheshin brigadier, magazinier, ndersa policet perfundonin roje ose bari.

Keshtu kishte perfunduar bari dhe Sharka nga Ballagadi i Lushnjes…se emrin nuk ja mbaj mend, kane kaluar shume vite. Ai po kulloste lopet e fermes, ndersa une po punoja ne prashitje misri, norma ishte e madhe nje dynym e gjysem duhej te prashitje qe te merrje 170 lek te vjetra. Punoja pushimet e veres per te siguruar leket per librat dhe per te blere ndonje rrobe. Kisha bere nja dy rreshta prashitje, u ula te pushoj pak, Sharka me pa qe isha ulur duke qene se ishte aty afer me lopet, po vinte drejt meje, kur u afrua mu drejtua, mos ke pak uje per te pire?…Kisha dy shishe me uje, i dhashe ate qe kisha pire e kishte mbetur pak. U ul aty afer meje, faleminderit me tha, mori ne dore nje plis te madh dhe gjuajti nje lope qe ishte afruar, lopa u tremb e u largua. Paske nishan i thashe, qelloke mire. A…. jam mesuar me te qelluar, une keshtu dhe me fort kam goditur armiqte kur isha polic dhe qeshi…kishte pamje prej bishe…bo bo thashe me vete mjere ata qe kane rene ne dore te tij. Pse ku ke qene ti qe ke goditur armiqte? Une kam qene gardjan burgu dhe i coja te arrestuarit ,armiqte tek hetuesi, ja u shterngoja fort hekurat sa ata uleritnin nga dhimbja, deri sa shkonin te hetuesi une i qelloja me shqelma, ishin armiq te rrezikshem, donin te permbysnin qeverine, do me japesh edhe pak uje? Do te jap por kur te mbarosh se rrefyeri i thashe une. Njerin e mbyta… vazhdoi…si e mbyte? Thash une…trupi me dridhej , kapa shishen e thashe ti bija kokes ketij perbindeshi. Ja si e mbyta…vazhdoi; me therret hetuesi, merre kete te pandehurin dhe mbyte ne dru, une e kapa prej zverku e deri sa e çova ne biruce e qelloja me shqelma e grushta, mu rrezua nja dy here. Po mire, nuk te vinte keq fare? – i thashe une… Ç’farë thua, ishte armik, donte te merrte pushtetin dhe vazdoi…kur e futa ne biruce fillova ta godas me dru, nuk u degjua me, kishte vdekur!

Mbas nja dy oresh me therret hetuesi, ma sill ketu ate armikun! Kë te sjell, tha gardjani. Une e mbyta! Si e mbyte? Po ju me thate mbyte ne dru dhe une e mbyta!

Po ç’farë bëtë me te?-i thashe une! – Lajmeruan nja dy vete dhe nuk di ku e groposen, kam qene i tmerrshem une me armiqte vazhdonte Sharka.

Ti paske qene katil, po ty nuk te bene gje fare? Po me bene, me kapi 9 mijshi, isha mire atje, haja pa lek, rrobet pa lek…do me japesh uje te pi dhe pak? Te jap helm i thash, haram e paç dhe ate qe te dhashe, zhduku o kafshe. Iku duke u zgerdhire.

Mendova, sa shume kane vdekur ne hetuesi nga torturat, njerez te pa fajshem, vetem e vetem se ishin kundra diktatures. Ndersa shkruaja keto pak rrjeshta mu kujtua Fran Mirakaj i mbytur ne hetusi ne 1949 ne moshen 29 vjeç, Qemal Draçini, nje intelektual i ri Shkodran i mbytur ne hetuesi ne ato vite. Ne 1985 apo 1986, se nuk e mbaj mend mire, ne hetuesi vdiq Mehdi Çeliku e sa e sa te tjere. Ne nuk na mbetet gje tjeter vetem ti kujtojme keta martire te lirise e te perulemi ndaj kujtimit te tyre me shume respekt.
Pushofshin ne paqe.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top