Sulmet kundër politikës paqësore të Izraelit në Lindjen e Afërt nuk erdhën rastësisht. Ato u paralajmëruan një kohë të gjatë nga grupet terroriste arabe dhe filluan të finalizohen përmes protestave e sulmeve në Jerusalem dhe kudo tjetër në Izrael.
Qytetarët e Izraelit, të mësuar tashmë të jetojnë të rrethuar nga armiqë që e kërkojnë me çdo kusht zhdukjen e shtetit hebre po tregojnë reakcion të natyrshëm ndaj sulmeve terroriste. Vetëmbrojtja cilësore dhe përkushtimi për ekzistencën e shtetit ngjallin admirim dhe imponojnë respekt. Prandaj, duke shprehur solidarizim me popullin hebre dhe shtetin demokratik të Izraelit, Balli n’Mërgim i rikujton opinionit se atdheu duhet mbrojtur me çdo mjet të mundshëm, duke mos e shmangur asnjëherë ndjesinë humane për viktimat që e shoqërojnë reakcionin e natyrshëm në raste të tilla ballafaqimi.
Pra, duke i njohur popullit hebre të drejtën e patjetërsueshme e të pakundërshtueshme në ushtrimin e domosdoshëm të aktivitetit mbrojtës nga agresioni, terrorizmi e fanatizmi, kryesia e Ballit n’Mërgim e shprehë edhe keqardhjen e saj të thellë për të gjitha viktimat.
Paqja dhe ekzistenca e shtetit nuk kanë alternativë, andaj bëhu gati për vetëmbrojtje!
Kjo vetëdije është dashtë të na shoqëroj shumë kohë më parë, feja jonë e vertetë e të parëve tanë është krishterja, andaj edhe në historinë tonë të fundit vetëm shtetet si Amerika e mbështetur më së shumëti nga Izraeli, pastaj Anglia, Gjermania, Italia… na ndihmuan çlirimin nga pushtuesi serb, ndersa shtetet arabe as që na kanë njohur Kosovën si shtet, përkundrazi ata e ndihmojnë dhe zhvillojnë Serbinë, që mbetët armiku ynë i përjetshëm!