ATA QË DIKUR MË QUANIN TRADHTAR, TANI PO MË QUAJNË PATRIOT!

SHKRUAN: GANI GECI, ISH-DEPUTET I PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Unë, Gani Geci, i falënderoj tradhtarët që dikur më quajtën tradhtar, dhe sot i falënderoj tradhtaret e njëjtë që po me quajnë patriot!

Ata që dikur me quanin tradhtar, tani po me quajnë PATRIOT dhe po më dekorojnë me medalje e mirënjohje.

Tash e 20 vjet më parë, unë, Gani Geci, isha tradhtari për ata të cilit shkruanin komunikata kundër meje. Komunikata e asaj kohe mbanë numrin 59 dhe sillej nëpër fshatrat e Drenicës që, kudo që të takohej Gani Geci dhe me këdo që të ishte, të vritej.

Ndërsa tash, 20 vjet më vonë, unë, Gani Geci, tradhtari i para 20 viteve sipas komunikatës nr. 59, jam bërë patriot, për te njëjtit që nënshkruan atëherë komunikatën!

Vlen të theksohet se komunikata u kundershtua nga Zona e Drenicës dhe nga komandanti i saj Sami Lushtaku, së bashku me të tjerët.

E tani pas, 20 viteve dhe pas një sërë atentatesh e pritash, i plagosur dhe që fal Zotit jam gjallë, unë jam bà Patriot! Po marr dekorata e lavdata në 10 vjetorin e Pavarësisë, nga të njejtit njerëz që më quajtën tradhtar dhe dhanë urdhëra e para të majme për të më vrarë!

Atëhëre, shtrohet pyetja, kush është tradhtari?- Unë, me plot dekorata nga të njëjtit njerëz që me shpallën tradhtar, apo ata që shkruan komunikatën nr 59 dhe me shpallën tradhtar?

UNË KAM BËRË LUFTË PA MASKA
UNË KAM BËRË LUFTË PA MASKA

A është tradhtar Shaban Polluzha i vrarë, apo Fadil Hoxha që e vrau atë?

T’ ju them të drejtën, unë nuk kam nd’rru, jam po ai që kam qenë, Gani Geci, pa nofka, pa pseodonim dhe pa maskë.

Unë nuk kam nd’rru as partinë e as qëndrimin. Mendoja djathtas, qëndroja djathtas dhe veproja e ecja djathtas në drejtim të Romës, Berlinit, Londrës dhe Uashingtonit.

Mua më quajtën tradhtar ata që ecnin djathtas, sepse rruga ishte njëkahëshe për të gjithë, por vepronin dhe mendonin majtas.

Në partinë me emrin LDK, isha se bashku me Hashim Thaçin.

Ata që e lëshuan LDK-në u banë patriot dhe unë “tradhtari” mbeta aty.

Tani, cili jam unë tradhtari; jam unë tradhtari i para 20 viteve i komunikatës nr. 59, apo janë këta tradhtarët që shkruan dhe nënshkruan komunikatën 59 dhe po të njëjtit, po me dekorojnë me Mirënjohje e Medalje?

Cili është tradhtari, unë apo ata?

Cili është tradhtar, Mehdi Bardhi apo ata që e rrahën Mehdi Bardhin? Cili është tradhtari, Gjergj Deda, apo ata që e rrahën Gjergj Deden? Cili është tradhtari, Agim Krasniqi, apo ata që e rrahën Agim Krasniqin?

Ata që kishin arrestuar para 20 viteve p.sh. Gjergj Dedën, Agim Krasniqin, Veli Bytyqin e të tjerë, tani janë zëvendës ministra dhe këshilltar të Presidentit! Para 20 viteve, këta ishin tradhtar dhe duhej me i rrah’ për tradhti, ndërsa pas 20 vjetëve, po të njëjtit u bënë patriot, besa edhe këshilltar të Presidentit!

Zakonisht këshilltarët janë ma të mençur. Të paktën, për të këshilluar paguhen.

Athua, çka tani?!

A jemi bà të gjithë tradhtar, apo të gjitë patriota, apo patriotat paskan qenë tradhtar, e tradhtarët paskan qenë patriota?

Kam pas shtruar një pyetje në Kuvendin e Kosovës, a është Patriot Fadil Hoxha që e vrau Shaban Polluzhën, apo Shaban Polluzha që u vra nga Fadil Hoxha?

Edhe tani po e shtroj të njëjtën pyetje.

A ishte lufta e UÇK – së vazhdimësi e luftës se Fadil Hoxhës e Dushan Mugoshës, të udhëhequr nga Moska, apo ishte vazhdimësi e luftës së Mit’hat Frashërit, Shaban Polluzhës e Miftar Bajraktarit, të udhëhequr nga Anglo-Amerikanet?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top