SHKRUAN: ADEM SALIHAJ
Gjatë historisë sonë ka pasur edhe periudha të mira historike, por ato kanë qenë të shkurtëra. Shumica tjetër kanë qenë periudha të rënda, me shumë fatkeqësi. Armiqët e kombit tonë gjithmonë kanë gjetur njerëz të shitur, të gatshëm t’i shesin interesat tona kombëtare.
Tash, sërish po kalojmë periudha të rënda. Në të dy shtetet shqiptare, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, në njerin shtet kryeministri, ndërsa në Kosovë presidenti, po bëjnë çmos që t’u japin shteteve armike të kombit tonë copa të tjera të tokës shqiptare.
Në jug të Shqipërisë po i jepen qindra kilometra katrorë të detit me pasuri marramendëse nëntokësore, kurse ne veri të Kosovës, qindra kilometra katrorë të pasurive të mëdha nëntokësore dhe mbi sipërfaqe.
Në gjithë këtë fatkeqësi janë të përfshirë edhe spiuj të tjerë të shërbimeve serbe e greke, të cilët punojnë me zell të madh dhe janë në funksion të shitjes së interesave tona kombëtare.
Tashmë po dihet zyrtarisht se numër i madh i mediave ne Shqipëri financohen nga Greqia dhe propagandojnë për interesat e saj. Jam shumë i bindur se edhe në Kosovë ka media dhe portale që financohen drejtperdrejt ose tërthorazi nga Serbia për ta shkatërruar shtetin e Kosovës.
Ky financim mund të jetë i drejtpërdrejt ose përmes oligarkëve ekonomik.