“Argatë, pa asnjë mandat, në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, për interesa të padronëve të tyre nxorën në treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.” Deklarata vjen nga ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me një përfaqësi të degës së dytë të Prishtinës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka publikuar vetë ish kryeministri Berisha në një status në facebook, shoqëruar me foto nga takimi.
“Pershendeta dhe shpreha vleresimin tim per qendrimin e qarte dhe te prere te LDK dhe te gjitha forcave politike ne Kosove ndaj projektit antishqiptar, me emra te ndryshem, per krijimin e Serbise se Madhe, projekt te cilin po e paraqesin si te tyre argatet e Beogradit ne Prishtine.
Me kete akt antikombetar keta albanofobë i bene Kosoves nje dem te pamerituar. Keta argate, pa asnje mandat, ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit, per interesa te padroneve te tyre nxoren ne treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves. Ata, per te argumentuar aktin e tyre te pashembullt, i servirin publikut si zedhenes te Beogradit nje seri te pafundme trillimesh, mashtrimesh bajte te perditshme, dhe si sharlatane, per te maskuar aktin e tyre antikombetar, njehere flasin ne emer te presidentit Putin, heren tjeter ne emer te presidentit Trump dhe tani se fundi dhe te presidentit Makron”-shkruan Berisha
Keta aventuriere, qe duan te zhbejne Kosoven si shtet te pavarur, negociojne me Beogradin si perfaqesues te tij ne hije, si Dushan apo Miladin shqipfoles. Ata jane te rrezikshem sepse tani qe e shohin se kane deshtuar, se bashku dhe ne koordinim me Beogradin mund dhe te provokojne per llogari te tij konfliktualitet dhe akte destabilzuese.” – shkruan be postimin e tij, Sali Berisha.