Anti-Amerikanizmi s’ka brina!

SHKRUAN: FATMIR BAJRAJ

Ai (anti-Amerikanizmi), s’është ndryshe, është pikërisht ky dhe kështu siq bëjmë Ne ;
I bënë hile, nuk i’a mbanë fjalën dhe përpiqësh t’ia punosh prapa shpine, kështu siq bënë fatkeqsisht Qeveria e Kosovës n’krye me Kryemnistrin Kurti !

Dy dekada pas kapitulimit të Serbisë nga Amerika n’krye të NATO-së, me 10 qeshor 1999 dhe detyrimit për terheqje të “çizmës” serbe nga Kosova deri atëherë e pushtuar dhe tanimë e çliruar me 12 qeshor 1999, dhe 12 vite nga pavarësimi i Kosovës në shtet sovran e demokratik (17 shkurt 2008), Serbia e “Re”, por e mëndësisë së vjetër, n’prag të realizimit të skanarit të errët për Kosovën dhe shqiptarët :

Përplasjën e Kosovës me Amerikën dhe Përendimin !

Ky ishte opsioni i vetëm i mbetur për Serbinë, pas humbjës faktike dhe më pas edhe formale të “Djepit” të saj, në luftë kundër shqiptarëve që mëtuan ; çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës të ndihmuar nga Aleanca Veriatlantike n’krye me SHBA-të.

Dalja e jonë, me apo pa vetëdije nga Orbita e sponzorit të çlirimit, lirisë dhe shtetit sovran e demokratik të Kosovës, alias Amerika, detyrimisht të shpie nën influencën e Orbitës tjetër të botës bi-polare, në atë të armikut shkullor, serbo-rus !

A kemi forcë nacionale të kthehemi n’Orbitën tonë natyrale ?

Në të kundërtën ; kataklizma nacionale,”natyrore” me fajin tonë, është e pashmangshme dhe e paevitueshme !

Klithmë ndjesie njerëzore !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top