Aktivitet e ngjeshura diplomatike të Ambasadorit Palestinez në Beograd po shoqërohen edhe me vizitat e tij në afërsi të kufinjëve shtetërorë të Republikës së Kosovës, me ç’rast nuk munguan prononcimet tashmë të njohura për publikun e gjerë anekënd trojeve shqiptare. Në praninë e zyrtarëve të Bashkësisë Islamosllave të Sanxhakut dhe zyrtarëve tjerë të Beogradit, Ambasadori Mohammed Nabhan deklaroi se populli dhe shteti palestinez do ti qëndrojnë gjithmonë besnik shtetit dhe popullit të Serbisë. Duke iu drejtuar ministrit serb Vulin, Mohammed Nabhan pohoi se të njëjtën ndjenjë dashamirëse për Serbinë dhe popullin e Serbisë e posedon edhe populli i pushtuar musliman në Kosovë.
“Nga populli vëlla musliman i Kosovës kam pranuar shumë shkresa mbështetëse në adresën tonë zyrtare. Muslimanët e Kosovës ashtu sikurse të gjithë muslimanët e botës, nuk pajtohen me pushtimin e Jerusalemit nga krijesa cioniste dhe nuk pajtohen gjithashtu me pushtimin amerikano-cionist të Kosovës, Jerusalemit të Serbisë. Besoj shumë se drejtësia ndërkombëtare do të fitojë dhe, me ndihmën e Allahut, populli serb dhe populli palestinez do të rikthejnë të drejtat e tyre në Jerusalem, respektivisht Kosovë. Shfrytëzoj edhe njëherë rastin ti bëjë thirrje vëllezërve musliman në gjithë rajonin e Ballkanit, që ta mbështesin Serbinë në të drejtën e saj për rikthimin e Kosovës, ashtu siç e kanë mbështetur përgjatë dekadave popullin palestinez dhe të drejtën e tij për Jerusalemin. Bota islame shprehë falënderim dhe kërkon përkrahjen e vazhdueshme të krerëve të besimit islam në Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe vendet tjera. Vëllezër musliman, ndihma juaj për Palestinën dhe Serbinë pranohet me kënaqësi e prioritet te Allahu i Madhërishëm. Pushtuesi duhet të largohet – nga Palestina dhe Serbia. Sëbashku ia dalim.”