Ali Bajraktari (10.06.1904 -17.01.1945)

Ali Bajraktari (10 06 1904-17 01 1945) u lind në Junik. Aty i mori mësimet fillestare (1915-1918). Gjyshi i tij Hyseni, ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit, andaj Osmanët ia dogjen kullën 2 herë, pra më 1883 dhe me 1910, kur Aliu kishte vetëm 6 vjet. Me tiparet e tij, si fjalë pak, shumë i shkatht dhe serioz, kishte zgjuar kërshërinë dhe simpatin e rrethit që nga fëmijëria. Qysh herët admirohej nga trimat e shquar. Në kohën e Zonës neutrale të Junikut, në janarin dhe shkurtin e vitit 1922, qëndroi me Azem Bejten në Kullën e Idriz Hoxhës, në Batushë.

Në vitet 1929-30 kreu shërbimin ushtarak në Zagreb duke zgjuar kurreshtjen e eprorëve me aftesitë e tij. Prej Marsit të vitit 1931 e deri me 16.06.1941, ishte kryetar i Komunës në Junik, por ndonëse në rrethana robërie, kishte krijuar suprimacion, ngase kishte zgjedhur shoqërues trima dhe mbante lidhje me komitë. Më që çetnikët sulmonin viset verore, themeloi një ushtri vullnetare prej 300 vetësh dhe me 15 korrik 1941 shkoi në mbrojtje në Plavë, ku u mirprit me ovacione. Aty qe formuar shtabi vetëmbrojtes nga Ali Bajraktari, Shemso Ferri, Kapiten Rudi dhe një major i Ushtrisë Shqiptare. Me 16.06.1942, në Gjakovë u zgjodh deputet i Kuvendit Provizor me seli në Tiranë. Pos afro 50 luftrave sporadike, thuhej se kishte triumfur në shumë beteja… Në dy biseda e kishte thyer keq Fadil Hoxhën, që bashpunonte me sërb. E arrestoi një tog partizanësh në mesnaten e 21/22 dhjetorit 1944. Me 11.01.1945 e gjykuan me vdekje.

Fadil Hoxha e vizitoi tok me Millan Shaliqin dhe Pavle Joviqeviqin në burg, me 13.01.1945, ku u përplasën shkurt e ashpër. Me 23.01.1945 ia vranë në Junik vllaun Hysenin, 32 vjeqar, krahun e djathtë. Në naten e 24 janarit të vitit 1945 e pushkatuan edhe Ali Bajraktarin me disa shokë! Tërë prona e tij e luajtshme dhe e paluajtshme qe konfiskuar dhe nacionalizuar, me vendim të Gjykatës së Qarkut të Gjakovës.

https://youtu.be/Etri9ev2MiM

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top