Shkruan: Gani Mehmetaj
Aleatë strategjik të Shqipërisë janë Turqia e Greqia, deklaroi para një kohe kryeministri shqiptar. Çka kërkuan aleatët strategjik, Shqipëria ua dha, kështu që armiqtë historikë që gati na shfarosen, dikur, i bëmë vëllezër.
Aleatë i ri (strategjik) do të bëhet Serbia. Shqiptarët nuk e kanë më asnjë armik në rruzullin tokësor.
“Durrësin, limanin e lakmuar, e kemi në dorë”, shkruante këto ditë në dëlirë shtypi i Beogradit. Të drejtën eksluzive të fluturimeve kontinentale dhe tej oqeanike në Aeroportin e Rinasit e morën vëllezërit serb më avionët e tyre rrangalla, ashtu sikurse e morën aeroportin e Prishtinës vëllezërit turq me fasule e qofte që u gatisin udhëtarëve në kohë dreke. Në nuk kërkuam asgjë nga aleatët strategjik, mjafton ata të jenë të kënaqur, ndërsa Shqipëria do të bëhet faktor në Ballkan i ekpserimentimit neokolonialist mu si vendet arabe.
Kryeministri shqiptar u dha mundësi serbëve ta pushtojnë bregdetin shqiptar pa e shkrepur asnjë pushkë dhe pa e vra asnjë shqiptar. Dikur serbët e shkret u detyruan të vrisnin gjysmën e shqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë, bënë luftë të përgjakshme në Lume e veriun e alpeve shqiptare, shkretuan Shkodrën, Lezhën e Elbasanin, duke e bërë hi e pluhur, për të pushtuar limanin e Durrësit e tw Shëngjinin.
I lumtë kryeministri shqiptar, na kurseu nga masakra dhe ua kurseu serbëve plumbat.