Sot, me rastin e kremtes së Pashkëve, në Gurrëz të Kurbinit qëndroi zotëri Nebil Çika, kryetari i posazgjedhur i Shoqatës së të Përndjekurve Antikomunist në Shqipëri.
Me këtë rast, zotëri Nebil Çika bëri homazhe tek busti i Dom Shtjefën Kurtit, pushkatuar nga komunistët në vitin 1971, si dhe vizitoi të pagëzuarin e Dom Shtjefnit, zotëri Tonin Nishi. I rikujtojmë lexuesit tonë se Dom Shtjefën Kurtin komunistët e pushkatuan shkaku i këtij pagëzimi. Zotëri Nebil Çika, duke uruar shqiptarët e besimit të Krishterë për festën e Pashkëve, ritheksoi edhe njëherë se ky urim i drejtohet veçanërisht besimtarëve antikomunist.