Agron Llaka i vlen publikut më shumë se një politikan…

Shkruan Artur Roshi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat

Rrjetet sociale njoftojnë pushimin nga puna të humoristit të njohur Agron Llaka. Largimi i Agron Llakës nga puna për shkak të humorit të tij me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës,tregon guximin që të jep pushteti se mund të ndalosh edhe të qeshurën e njerëzve, tregon lidhjen e fuqishme të mediave Shqiptare me pushtetin dhe Jo publikun, tregon intolerancën e rilindur të paraardhësve të tyre politik, tregon se drejtimi i duhur i rilindjes është një shëmbëlltyrë e diktaturës. Kënga e Agronit nuk ka lidhje thjesht me kryetarin e Bashkisë por Ajo është simbolikë e gjithë Qeverisjes prandaj ka dhëmbur shumë dhe efekti ka përqafuar vulgaritetin e pushtetit, largimin nga puna të humoristit. Publikut i nevojitet më shumë një humorist që e largon nga problemet e ditës nëpërmjet humorit se një politikan që i shton problemet e ditës nëpërmjet vendimeve abstrakte të tij.

1 koment te “Agron Llaka i vlen publikut më shumë se një politikan…”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top