A po synojmë Europën apo Vëllëzërinë Myslimane

SHKRUAN: MEVI RAFUNA

Se kisha menduar se në shekullin XXI në epokën postmoderniste dhe evoluimin e teknologjisë dhe informacionit, neve do na u imponohet një rrymë fetare radikale “në emrin e lirive dhe të drejtave të njeriut”.

Thua se keta janë të lidhur drejtëpërdrejtë me Zotin, që flasin në emrin e tij, kërcënojnë në emrin e tij, linçojnë publikisht në emrin e tij madje edhe vrasin në emrin e tij.

Përse kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërrnava nuk ka kërkuar kurrë të denohen krimet e luftës në Kosovë?
Pse nuk flet për format e ndryshme të dhunës dhe ç’njerëzimin, që përjetuan femrat shqiptare gjatë luftës nga ushtarët dhe paramilitarët serbë dhe dënimin e kriminelëve?

Përse me ngulm bën thirrje që të mbulohen vajzat minore?
Ku e merrë guximin ky person të flet në emrin e vajzave dhe grave shqiptare?

Apo ku e marrin guximin këta persona të gjinisë mashkullore,që kanë filluar këtë fushatë që cenon lirinë e femrës duke u thirrur në “emrin e lirisë”?

Çfarë ju pengon këtyre,çfarë s’është në rregull me ta?

Pas Zotit që njihet nga fetë monoteiste si krijues i botës, Femra është krijuese në tokë, se femra lind jetë, femra rrit jetë, pa femrën civilizimi njerëzor s’do mund të ekzistonte.

Tani, si jetojnë ato shoqëri ku femra detyrohet të mbulohet, i mohohet e drejta e posedimit të qenies së saj, të trupit të saj,të mendimit të saj dhe të fjalës së saj.

A ka Liri aty ku gjysma e njerëzve janë të robëruar me faktin se kanë lindur femra?
A ka Liri aty ku një pjesë mohohet se kanë orientime të tjera seksuale?

Kam dëgjuar shumë histori se si hoxhallarët kanë ndikuar në familje të shumta që femra të mos shkollohet.
“Ajo femër që shkon në shkollë është kurvë”, kanë thanë të tillët.

Çfarë duan tani BIK-u a nuk ju mjafton Medreseja apo duan çdo shkollë laike ta shndërrojnë në medrese?
A po harrojnë këta që në Kosovë ka besimtarë myslimanë por këta nuk duan t’i bashkangjiten BIK-ut në rrymen radikale ekstreme të cilën e përfaqëson?

Ka besimtarë të të gjitha feve ashtu siç ka laik agnostikë e ateistë.

Në emrin e kujt thirret BIK-u?

E shpikën Islamofobinë e paqenë.
Nëse i kritikon je në agjendën e tyre.
Tani kjo agjendë me të gjitha rezultatet e saj po del të jetë Antishqiptare.

Këto ditë qarkulloi një video e Kryeministrit Kurti i cili betohej se do ta luftojnë “Islamofobinë” duke thënë se nuk ka asni pengesë shamija në shkolla.

Asnjë politikanë nuk guxon të del hapur kundër rrymave ekstreme islame?

Madje as Presidentja Osmani e cila dikur thirrej si “proamerikane” nuk Guxon ta ngre zërin ndaj këtij rreziku kombëtar dhe shtetëror në “emrin e fesë”.

Shqiptarët aspirojnë Europën dhe integrimet Euroatlantike,Jo Vëllëzërinë Myslimane.
Siç duket shumica e politikanëve synojnë këtë të fundit…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top