SHKRUAR NGA ARBËR GASHI
Shkencat shoqërore e veçanërisht Logjika pohon se Njohja Ndijore është njohje e thjeshtë dhe faza e parë e njohjes së njëmendësisë. Si e tillë, njohja ndijore përkufizohet edhe si njohje e dukurive të jashtme që na jipen përmes shqisave, përvojës së përditshme, tingujve, trajtave, aromave, lëvizjeve, shijeve, etj. etj. Pra, me njohjen ndijore të bazuar vetëm në shqisa, njeriu nuk mund të depërtojë në brendësinë dhe thelbin e dukurive shoqërore. Megjithatë, si fazë e parë e njohjes, Njohja Ndijore është kusht i domosdoshëm i njohjes së njëmendësisë. Në anën tjetër, Njohja Mendore, e njohur ndryshe edhe si Njohje Racionale, është njohje shkencore e koncepteve dhe nocioneve. Gjithashtu, njohja mendore është edhe njohje e të gjykuemit të drejtë dhe përfundimeve të sakta. Pra, Njohja Mendore, si fazë më e ndërlikuar e të menduarit, është njohje që mirret me thelbin e brendshëm të problemeve të shtruara. Pa Njohjen Mendore, kot falemi në xhami e lutemi në kisha, sepse nuk mund t’i kuptojmë dhe interpretojmë saktë ligjet e natyrës, ligjet e jetës shpirtërore-fetare dhe ligjet e jetës shoqërore.
I.
Shpërfaqja e jashtme e Mulla Osmanit në një emision të transmetuar nga T7, më datën 29 mars 2021, ka ngjallur reagime të ndryshme në shoqërinë tonë. Si ligj i pashkruar në raste të tilla, nuk mungoi edhe reagimi i zëshëm i mendjeve racionale e iracionale të shoqërisë shqiptare. Reagimet ishin të ndryshme dhe të kuptueshme, sepse në fillim të njohjes detyrimisht i referohemi shqisave dhe prandaj perceptimi për Mulla Osmanin e 29 marsit na del shumëngjyrësh.
Për disa mendje, Mulla Osmani “asht’ i shituem” që në lindje, sepse prindërit e tij, duke i vënë emrin Osman në nderim të një perandorie që pushtoi, dhunoi, preu e griu shqiptarët autokton në trojet e veta, e kanë trasuar me kohë rrugën e tij të “shitueme”. Për disa të tjerë, pyetja se a është Mulla Osmani hajvan, është thjeshtë një ledhatim, sepse ky grup beson që Mulla Osmani është hajvan i madh, hajvan shumë i madh, dhe madje, hajvan më i madh se hamami i madh i Prishtinës dhe ideologjia e besimi që ai përfaqëson në shoqërinë shqiptare. Për të mos iu hyrë në hak të tjerëve, duhet thënë se pati edhe shumë zëra që Mulla Osmanin e adhurojnë si njeri me vyrtyte të mëdha, si besimtarë të devotshëm e të papërkulshëm dhe si pasues të zellshëm të Allahut xh.sh. dhe umetit të Muhammedit a.s..
Të gjitha këto perceptime ndijore të opinionit publik së bashku, e përbëjnë bashkësinë e perceptimeve publike për Mulla Osmanin. Ndërsa, përtej këtij perceptimi shkojnë ato mendje që edhe pasuesit e Mulla Osmanit i vejnë në të njëjtin rang, duke e paragjykuar shumë keq pjesën e shoqërisë që shije dhe ëndje e ka humorin, që rron e bënë biznes me rrena e rrokopenla.
Prandaj, pyetjes se a është Mulla Osmani hajvan apo jo, mund ti përgjigjemi vetëm përmes asaj që Mulla Osmani i ofron shoqërisë. Për shkencën, Mulla Osmani mund të rezultojë edhe pjesërisht hajvan, pak hajvan, aspak hajvan, hajvan me pagesë, hajvan me dëshirë dhe hajvan pa shpirtë. Megjithatë, shkenca nuk e paragjykon Mulla Osmanin, nuk e kryqëzon atë dhe nuk ia mohon të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë. Madje, po të pyetej shkenca shqiptare, Mulla Osmani që sot do merrte garancion për ekzistencën e një mendje që gjykon pa paragjykim, pa hasmëri, pa interes tjetër të financuar nga jashtë, përpos atij interesi që quhet interes madhorë kombëtarë.
II.
PRINCIPUM IDENTITATIS (Ligji i Identitetit) është ligji i parë i të menduarit logjik dhe i logjikës formale në tërësinë e saj, andaj, nëse kërkohet nxjerrja e një përfundimi të saktë për Mulla Osmanin, së pari duhet njohur saktë dhe në tërësi identitetin e tij. Pa asnjë mëdyshje, Ligji i Identitetit e vërteton se Mulla Osmani ka lindur në një familje që buron nga etnia shqiptare, megjithatë, po ky ligj, sot për sot e vërteton gjendjen faktike dhe nxjerr përfundimin shkencorë që pohon se Mulla Osmani, me vetëdije të plotë e ka refuzuar dhe e refuzon secilin atribut që do e mundësonte bashkimin e tij familjarë dhe shpirtërorë me idenë madhore të Kombit Shqiptar – në kuptimin shkencorë dhe ideorë të fjalës komb. E mira e përgjigjeve që marrim nga zbatimi metodik i Ligjit të Identitetit, qëndron në vlerësimin e saktë dhe të pakundërshtueshëm të gjendjes faktike, duke mos i dhënë asnjëherë të drejtë paragjykimit personal dhe vlerësimit të së ardhmes, sepse në të ardhmen, përderisa është në mesin e të gjallëve, Mulla Osmani edhe mund të hapërojë drejt bashkimit shpirtërorë me Idenë Madhore të Kombit Shqiptar. Disa nga përfundimet për Mulla Osmanin që ofrohen përmes zbatimit të metodës shkencore të bazuar në Ligjin e Identitetit, janë mesa vijon:
- Mulla Osmani nuk është qenie e pavetëdijshme.
- Mulla Osmani nuk është vlerë shqiptare.
- Mulla Osmani nuk është përfaqësues i interesave kombëtare shqiptare.
- Mulla Osmani është besimtarë fundamentalist i Allahut xh.sh dhe Muhamedit a.s..
- Mulla Osmani polarizon dhe shpërfaqë tendenca ekstremiste në shoqëri.
- Mulla Osmani nuk është tolerant. Ai është pragmatik, dhe vetëm falë pragmatizmit që i imponohet nga rrethanat, Mulla Osmani ngurron të kacavjerret në muret e Kuvendit të Kosovës, aty ku qëndron e varur fotografia e Nënë Terezës.
- Identiteti i Mulla Osmanit është një përzierje e kobshme. – Një përzierje që imponohet përmes detyrimit të jetosh në një ambient shqiptarë dhe dëshirës së madhe fetare për t’a shndërruar këtë ambient në një skëterrë islamosllave.
III.
PRINCIPIUM CONTRADICTIONIS (Ligji i (pa)kundërthënjes) ia heqë edhe më tej ferexhen mendësisë, karakterit dhe atributeve përbërëse të mendësisë e karakterit të Mulla Osmanit. Për Mulla Osmanin, të gjithë ata që nuk janë pasues të Muhammedit a.s., janë të devijuar dhe kanë deficite të mëdha në raportin e tyre me Krijuesin e Gjithesisë. Duke qenë besimtarë fundamentalist, të devijuarit sipas botëkuptimeve të tij, Mulla Osmani i konsideron si qenie pa vlerë dhe si krijesa që ndikohen vazhdimisht nga forcat djallëzore. Në “tomahawkun” e tij oral, vendin kryesorë e zënë filozofët, kritikët dhe shqiptarët që nuk nënshtrohen para emrit të “madhërishëm” të padishahut osman. Për Mulla Osmanin, gjithmonë duke u bazuar në ato që ai ia ofron opinionit publik, të qenit shqiptarë që beson te Ideja Madhore e Kombit të Bashkuem, është një plagë e rëndë që shërohet përmes mësimeve dhe praktikës së islamosllavizmit fundamentalist.
IV.
PRINCIPIUM EXCLUSI TERTII SIVE MEDII (Ligji i të Tretës së Përjashtuar) na ofron mundësinë e artë që të marrim përgjigje edhe në pyetjet tjera, gjithnjë duke u bazuar në disa pohime konstante të vet Mulla Osmanit, e që nuk e paragjykojnë identitetin e tij etnik dhe nuk e blasfemojnë identitetin e tij fetarë.
Pohimi i parë – Mulla Osmani është shqiptarë dhe në këtë rast, a mund të thuhet se:
- Mulla Osmani është 100% hajvan?
- përjashtohet hajvanllëku në rast se Mulla Osmanit ia ndryshojmë identitetin, p.sh.: nga identiteti shqiptarë, në atë turk?
- kemi aftësi ta pranojmë që përqindja matëse e hajvanllëkut dhe përjashtimi i paragjykimit është një ndryshore(x) e varur nga pyetjet e shtruara(y, z, c, etj.)? Pra, që ta kuptojmë dhe pranojmë, që për pyetje të veçanta mund të rezultojnë përgjigje që Mulla Osmanin e nxjerrin krejt ndryshe dhe ndoshta me një dozë prej 0% të hajvanllëkut!
Pohimi i dytë – Mulla Osmani është besimtarë i islamit fundamentalist dhe njeri që polarizon me direktivë:
- nga qarqet më antishqiptare, e që janë mbledhur rreth organizatave terroriste dhe fondeve të dyshimta që përdoren për destabilizim të interesit shtetërorë të Republikës së Kosovës.
- të TIKA-s turke, Dianetit turk dhe Bashkësisë Islamosllave të Kosovës.
- të shërbimeve që punojnë për zhbërjen dhe shkatërrimin e identitetit shqiptarë të Kosovës.
Pohimi i tretë dhe i fundit – Mulla Osmani është një hoxhë që të ardhmen e Kosovës e sheh në:
- ringjalljen shpirtërore e fetare të Perandorisë Osmane.
- në një konfederatë me Turqinë e Erdoganit.
- fund të pusit, për shkak të prezencës së trupave të NATO-s dhe orientimit europian të nacionalizmit shqiptarë.