A E MERITUAN VËLLEZËRIT DUKA DËNIMIN ME BURGIM TË PËRJETSHËM?

Kur gjykatësi amerikan Robert Kugler vendosi të refuzojë (2016) kërkesën e vëllezërve Dritan, Elvir dhe Shain Duka, për rihapjen e çështjes nën argumentin se ishin dënuar padrejtësisht në vitin 2008, shpresat e familjarëve për lirimin e djemve të tyre u fundosën tërësisht.

Tre vëllezërit shqiptarë nga Dibra u arrestuan në vitin 2007 së bashku me shtetasin turk Serdar Tartar dhe jordanezin Mohamad Ibrahim Shneuer, nën akuzën se po planifikonin sulm terrorist në bazën ushtarake amerikane Fort Dix. I akuzuari i gjashtë në këtë proces, Agron Abdullahu, meqenëse paraprakisht kishte pranuar fajësinë dhe kishte ofruar dëshmi shtesë kundër pesë të akuazuarve të tjerë, mori dënimin minimal prej 20 muajve burg. Siç u vlerësua më pastaj nga juristët e pavarur, provat e paraqitura në Gjykatë mbi bazën e të cilave ishte shqiptuar dënimi ndaj pesë të akuzuarve, nuk i lanë kurrfarë hapësire gjykatësit Kugler që të marrë në konsideratë kërkesën e vëllezërve Duka për rihapjen e çështjes, duke e hedhur kështu poshtë kërkesën e tyre për ripersëritje të procesit nën argumentin e ofruar, se kinse ata u dënuan padrejtësisht në vitin 2008, pasi avokatët nuk i lanë të dëshmonin.

Argumentin e vëllezërve Duka e hodhën poshtë si të pabazë edhe ish-avokatët e tyre, duke dëshmuar para Gjykatës, se në kohën kur ishte zhvilluar procesi gjyqësor, ata si avokat kishin frikë të madhe, sepse dëshira e vëllezërve Duka për të shprehur besimin fetar dhe për të paraqitur dyshime se kinse 11 Shtatori mund të ishte një “punë e kurdisur” për të persekutuar muslimanët, do të dëmtonte rëndë mbrojten e vet të akuzuarve. Të tre ish-avokatët mbrojtës të vëllezërve Duka dëshmuan para gjykatësit Kugler, se ata kishin punuar në mënyrë serioze dhe kishin përmbushur në plot’ni detyrën e tyre ligjore në mbrojtje të interesave madhore të klientëve.

Vlenë të theksohet se gjatë procesit të hetimeve për rastin në fjalë, nga hetuesia ishin marrë në pyetje mbi 50 dëshmitarë, ndër të cilët ndodheshin edhe dy shqiptarë të tjerë: Agron Abdullahu e Besnik Bakalli. Po ashtu, një rol vendimtar në zbulimin e planeve të grupit kishte dhënë edhe një shqiptar tjetër, informator i FBI-së. Ndër provat e mbledhura nga hetuesia, spikasnin inçizimet e bisedave në mes të akuzuarve, ku ata kishin shprehur hapur urrejtjen e papërmbajtur kundër Sheteve të Bashkuara të Amerikës dhe ishin zotuar se do të vrisnin me qindra ushtarë amerikan. Kësaj urrejtje dhe histerie të papërmbajtur të pjesëtarëve të grupit ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj, nuk i kishte shpëtuar as ish-UÇK-ja, të cilën, tashmë të dënuarit, ashtu siç u vërtetua nga inçizimet e prezentuara në Gjykatë, e kishin akuzuar për sabotim të fesë dhe interesave islame, si dhe për kundërshtim të hapur ndaj pjesmarrjes së mundshme të muxhahedinëve në luftën e zhvilluar në trojet shqiptare.

Vendimi i gjykatësit Kugler për të mos e ripërsëritur procesin gjyqësor, i fundosi të gjitha shpresat e familjarëve për lirimin e djemve të dënuar me burgim të përjetshëm. Më i zëshmi në dhënjen e dëshmisë për pafajsinë e vëllezërve Duka ishte babai i të dënuarve, Ferik Duka, i cili me këmbëngulje vazhdon të pohojë se fëmijët e tij janë të pafajshëm dhe janë dënuar padrejtsisht! Por, përveç kundërshtimit verbal të vendimit të Gjykatës dhe pohimit të zëshëm të pafajsisë së fëmijëve, nga Ferik Duka nuk kemi dëgjuar të ofrojë ndonjë argument tjetër shtesë që do e bënte të mundur ripërsëritjen e procesit gjyqësor, si dhe konfirmimin e kësaj pafajësie të supozuar në aspektin juridik! Andaj, me të drejtë shtrojmë pyetjen: a e merituan vëllezërit Duka dënimin me burg të perjetshëm?

 

2 thoughts on “A E MERITUAN VËLLEZËRIT DUKA DËNIMIN ME BURGIM TË PËRJETSHËM?”

  1. Jo burgim , po e meritojnë vdwkjen nga torturat , jemi bukëpërmbysun , t’ panerë , t’ poshtër , veç njerëz jo !
    E kopili i harapistanit që vrau në Frankfurt 2 pilotë amerikanë pjesmarrës në bombardime ndaj shkaut më 1999 , kështu ua kthejmë neren na atyre që mos t’na ndihmojshin qe një shekull rresht , sot frymë shyptari s’do kishte në GADISHULLIN ILIRIK , n’ furrë i kisha futë 😡😡

  2. Bravo ligjvëndësit Amerikan!!!!
    Keta te shkojn te jetojn ne arabi andej n‘ga kan prejardhjen, boll mundojn kombin Shqiptar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top