Nga Arben Llalla
Në foto me dy shqiptarë, njëri ortodoks e tjetri mysliman. Familja e Kosta Kazaqit u shpërngul nga Ibrik Tepe-Turqi për në Greqi më 1923 si popullsi e shkëmbyeshme, pra si grek, ndërsa familja e Tayfun Kaçan u shpërngul nga Gumenica e Çamërisë si turk më 1923.
Që të dy këta zotërinj janë me rrënjë shqiptare, njëri ortodoks e tjetri mysliman. Politika dashakeqëse e viteve 1923 i shkëmbeu dy vëllezërit, njërin si grek e tjetrin si turk, por ne ruajmë lidhjet tona shqiptare të gjakut, gjuhës dhe zakoneve, pavarësisht se ku jetojmë në Greqi, Turqi e kudo në botë.
Kosta Kazaqi prej 40 vitesh kontribuon për çështjen e shqiptarëve në Greqi, ashtu si dhe Tayfun Kaçan kuntribuon për shqiptarët e Çamërisë në Turqi.
Projektet tona vazhdojnë me befasira të tjera, me mësimin e gjuhës shqipe, kurset që kemi hapur prej disa vitesh, kuptohet duhet punuar pa bërë fjalë, blla, blla…
Respekt