Prishtinë, 27 Nëntor 2018
Me ceremoni të lartë shtetërore është bërë rivarrimi i heronjëve të luftës, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, në varrezat e dëshmorëve në Velani.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit është kryer ceremonia e rivarrimit, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.
Në ceremoninë e sotme morën pjesë familjarët e heronjëve, pjestarë të Gueriljes së hershme, si dhe qytetarë të shumtë. Eshtrat e dy heronjve janë rivarrosur 20 vjet pas vrasjes së tyre të mistershme. Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe, me ç’rast është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.