3 sakrificat e LDK-së në ndërtimin e Republikës së Kosovës

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Fillimi i viteve të 90-ta, kur serbët, në krye me Millosheviqin, vendosën ta shkatërrojnë Jugosllavinë e Titos, shqiptarët u ndodhën në udhëkryq, sipas proverbit anglez : “To be, or not to be”, that is the question:

1. Përkundër shtresës që kopjoi slloganin pacifik të Gandhit ( jo të Ukshin Hotit) “Do or Die”, në skenen politike të Kosovës erdhi Ibrahim Rugova, i cili Lëvizjes Kombëtare, me LDK-në, i dha kuptimin e vërtetë slloganit të lartëcekur dhe represionit të Millosheviqit iu përgjigj duke organizuar jetën jashtë institucioneve të Serbisë. Kështu, për dhjetë vite nuk e pranoi luftën shfarosëse ndaj shqiptarëve, të cilën e pritnin të gjithë popujt tjerë të Jugosllavisë. Më kujtohet se kudo flitej për ditën J (ZH), kur Kosova do ta fillonte luftën kundër Jugosllavisë. Por, me urtësinë e Rugovës, fatmirësisht, lufta e haptë u evitua, ndërsa në terren vepronin djemtë e Gueriles të cilët i kishte përgatitur pikërisht LDK.

2. Opsionit të Rugovës iu kundërvua LPK, e cila përvetësoi grupet guerile të LDK-së dhe shpalli UÇK-në, nëpërmes së cilës vepronte e maskuar nën emblemen e një ushtrie që për qellim kryesor e kishte pushtetin e Rugovës. Pasi miqtë ndërkombëtarë të Rugovës, na çliruan, me shpejtësi u formuan partitë që vetit i thonin “krahu i luftës”, e në të vërtetë, të armatosur mirë, filluan vrasjet e anëtarëve të LDK-së dhe kështu erdhi në pushtet “Demokracia e malit” që përdorte plumbat. Megjithatë, edhe këta patën shumë nevojë për ndihmën e “Demokracisë së mirëfillftë” që quhet LDK dhe urtësinë e Ibrahim Rugovës. Rugova ua shtriu dorën, ata ia kafshuan.

3. Që nga e hëna, 03 janar 2020, nëse demagogu Albin Kurti tregon vetëm pak mençuri, do të fillojë periudha e tretë e sakrificës dhe besoj e fundit për LDK-në. LVV, pra nëse e formon qeverinë me një marrëveshje që do ta kënaqte LDK-në, “Demokracia e rrugës”, e karakterizuar tash me përdorimin e gurëve dhe rrasave ndaj institucioneve të Kosovës, për herë të parë do t’i udhëheq ato institucione që i dogji disaherë dhe i përbuzi pamëshirshëm.

Albin, “Do it, or get away”

Nëse LVV çartet duke menduar se i ka fituar zgjedhjet dhe do të tentojë formimin e qeverisë pa marrëveshje dhe dështon, populli do ti thotë Albinit GET AWAY!

Por, e mira e kësaj do t’ishte se Albini dhe retorika demagogjike e tij tashmë janë demistifikuar aq keq sa nuk i mbeti asnje ideal, përveç atij të pushtetit me çdo kusht.

Nën refuzimin e dëgjueshmërisë çorre, LDK e zhveshi Albinin dhe s’i ka mbetur vetëm aty-këtu ndonjë pupël.

Këtë gjendje do ta përjetojnë rëndë simpatizuesit e hipnotizuar të Lëvizjes Vetëvendosje!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top