Dokumentuar nga Kastriot Dervishi
Në vitin 1923 filluan punimet për ndërtimin e godinës së legatës amerikane në Tiranë. Me zbatimin e projektit u morën mësuesit dhe nxënësit e shkollës teknike amerikane. Ceremonia e hapjes së themeleve u bë në prani të regjentit Xhafer Ypi, kryeministrit Ahmet Zogu, ministrit të Arsimit Rexhep Mitrovica, ministrit të Drejtësisë Hysen Vrioni, etj. Anëtari i Këshillit të Naltë Xhafer Ypi (në foton kryesore me lopatë në dorë) mbyn fjalën e rastit. Punimet ecën ngadalë, më shpejt u zhvilluan në vitet 1928-1930. Këto foto nuk gjenden në asnjë arkiv të shtetit shqiptar.