Drejtësia linçuese e Rexhep Taip Erdogan

Partia islamike AKP e Rexhep Taip Erdogan dhe anëtarët e saj kanë filluar linçimin e të gjithë atyre që dyshohet të kenë marrë pjesë në tentimin për të realizuar grushtshtetin ushtarak në Turqi. Siç njoftojnë mediat në Gjermani, Francë, Angli dhe SHBA, drejtësia linçuese përbën një rrezik të veçantë për Republikën e Turqisë dhe mund të ndikojë në destabilizimin e mëtejshëm të rajonit. Ministritë përkatëse të këtyre vendeve ju kanë sugjeruar qytetarëve të vet, që sa më parë të largohen nga Turqia ose të qëndrojnë në ambiente ku nuk mund të kërcënohet jeta e tyre.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, nga Turqia drejt Europës pritet një valë e re e refugjatëve, kryesisht e pakicave kombëtare që jetojnë në Turqi. Dyshimet për inskenimin e puçit ushtarak i ka përforcuar edhe deputeti i Bundestag-ut gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir.

1 koment te “Drejtësia linçuese e Rexhep Taip Erdogan”

  1. Ky “puq”,eshte orkestruar nga vet Erdogan,ne menyre qe,ti neutralizoj gjeneralet pro europian. Ne ditet ne vijim,do te qartesohem shum detale qe tregojne se Etdogan eshte autori i ketije “puqi”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top