Zyrtarët e shtetit islamik në Zvicër fshihen pas flamurit të shqiptarëve

Bashkësia Islame e Kosovës, e udhëhequr nga shërbëtori besnik i Turqisë dhe Serbisë, Naim Tërnava, si dhe imamët e paguar nga fondet e dyshimta të shtetit islamik, të toleruar për një kohë të gjatë e të mbështetur skajshmërisht nga qeveritë e pasluftës, e kanë filluar në Zvicër një fushatë të tmerrshme propagandistike – panislamike, synim përfundimtarë i së cilës është dëmtimi i rëndë i interesave kombëtare shqiptare, si dhe dëmtimi fatal i interesave që kanë të bëjnë me ekzistencën personale e familjare të të gjithë mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Konfederatën Helvetike.

Aktiviteti i dyshimtë islamik i imamëve shqipfolës në Zvicër, i cili ka marrë hov të madh në tri vitet e fundit, nuk ka mbetur pa u regjistruar edhe nga organet e sigurisë shtetërore zvicerane. Duke qenë të informuara saktësisht për aktivitetet e shtetit islamik në RKS, përgjegjësinë kryesore për këto zhvillime tejet negative ia adresojnë institucioneve të Republikës së Kosovës dhe paaftësisë për t’u përballur me zyrtarët e shtetit islamik në vendin e tyre. Zyrtarët policorë të konfederatës helvetike pohojnë se “qeveria e RKS po operon në stilin: ju lutemi hapni dyert eksportit me potencial për terrorizëm islamik kundër arkitekturës së sigurisë europiane! Prandaj, ashtu siç e konsiderojmë të papranueshme e të pakuptimtë sjelljen e qeverisë së Kosovës, poashtu e konsiderojmë të papranueshme edhe heshtjen aktuale të qeverisë tonë, si dhe heshtjen e qeverive tjera europiane ndaj kësaj dukurie tejet shqetësuese në vendin që zyrtarisht synon aderimin në familjen e popujve të lirë europian!”

Aktivitetet propagandistike të shtetit islamik në emër të shqiptarëve po i iritojnë qytetarët vendas dhe nuk është larg mendsh që me rastin e incidentit të parë mund të vijë deri te një situatë shumë e pakëndshme për të dy palët. Mërgimtarët shqiptarë, duke mos pasur fare guxim dhe ndoshta as kompetencë të mjaftueshme që të përballen me këtë dukuri, madje shpeshherë edhe duke e injoruar në mënyrë të pakuptimtë rrezikun që iu kanoset, shumë shpejt mund ta shohin veten të detyruar të arsyetohen se çfarë ndërmorën personalisht kundër përhapjes së virusit ekstrem të islamit politik në gjirin e familjeve të tyre. Të mos harrojmë se, për zhvillimet negative që pritet të ndodhin në një të ardhme shumë të afërt, po aq sa do të mbahen përgjegjës imamët e shtetit islamik, po aq do të mbajnë përgjegjësi edhe vet besimtarët shqipfolës të fesë islame.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top