ZOTI NA RUEJT PREJ SHK’JEVE T’XHAMISË, SE PREJ ATYNE T’SERBISË, RUHEMI VET!

Kërcënimi dhe terrori psikologjik ndaj familjeve shqiptare që ende nuk janë nënshtruar e asimiluar, dita më ditë po bëhet më i madh! Të financuara nga shërbimet e huaja armiqësore, këtë detyrë të turpshme e tradhtare po e kryejnë grupe të caktuara, që veprojnë përbrenda dhe mbështeten në aspektin logjistik nga disa bashkësi fetare.

Ka ardhur momenti, kur shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore, duhet t’i thonë NDAL KËTU DHE JO MË TUTJE, indoktrinimit antinjerëzor, si dhe ligjëratave antishqiptare të klerikëve të Kishës uzurpatore Ortodokse të Serbisë, Kishës uzurpatore Ortodokse të Greqisë, Kishës së uzurpuar Ortodokse të Shqipërisë, Bashkësisë neootomane Islame të Kosovës, Bashkësisë neootomane Islame të Shqipërisë dhe Bashkësisë neootomane Islame të Maqedonisë.

Duke mos lënë gur’ e dru’ pa lëvizur nga vendi, përmes ligjëratave të mbushura përplot urrejtje e mallkim për shqiptarët, në stilin e oficerëve ushtarak të forcave pushtuese, këta predikues po angazhohen dhe po ia dalin pa pengesë, që jetën e secilit pjesëtar të kombit tonë t’a shndërrojnë në skëterrë neootomane, islamiko-vahabiste dhe greko-sllavo-ortodokse.

Këta predikues, përmes të cilëve indoktrinohet dhe rreth të cilave militon një potencial i madh terrorist, në ligjërimet e përditshme zyrtare po e dëshmojnë se janë përfaqësues të interesave e të synimeve më antishqiptare të pushtuesve serbo-grek, neootoman dhe vahabist.

Armik i përbashkët i këtyre oficerëve të veshur me petkun e predikuesit fetar, është shpallur kombi shqiptar dhe historia e tij mijëravjeçare.

Pa asnjë pikë f’tyre e shejtnie, pa asnjë pikë morali e ndjenje të përgjegjësisë, por me një pikë të zezë dhe kryesore në programin e tyre, të cilën, përvoja e gjatë historike e përkufizon si poshtërim publik të kombit shqiptar, si nënshtrim me dhunë e terror, si mungesë të skajshme të tolerancës, këta predikues, para syve të botës mbarë po e mbështesin procesin e indoktrinimit të skajshëm dhe asimilimit të dhunshëm të shqiptarëve, duke e mbjellur kështu farën e vëllavrasjes, terrorizmit dhe pastrimit etnik, me synim përfundimtar, përdehjen triumfale të sponzorëve gjatë procesit të ripushtimit të trojeve shqiptare.

Për fat të keq, politikën zyrtare të bashkësive fetare, pra, të institucioneve ku këta predikues të mallkuar nga Zoti militojnë, e karakterizon dhe e mbanë gjallë antishqiptarizma.

Duke u nisur nga kjo gjendje shumë e rëndë dhe në dukje të parë e pashpresë për përmirësim të shpejtë, Balli n’Mërgim, i fton të gjithë intelektualët shqiptarë, veçanërisht ata që kanë guxim dhe nuk i nënshtrohen asnjë armiku, të bashkohen në frontin e lirisë dhe bashkimit kombëtar, të marrin përsipër detyrën e shenjtë për çlirimin shpirtëror dhe ideologjik të shqiptarëve.

Për secilin intelektual shqiptar, detyrë mbi të gjitha detyrat është shpëtimi i kombit tonë nga indoktrinimi e asimilimi i dhunshëm, si dhe mbështetja e të gjitha përpjekjeve për ribashkim të trojeve tona.

I ftojmë po ashtu, të gjithë shqiptarët tjerë që e duan vendin e tyre, që me hapa konkret të distancohen nga të gjitha bashkësitë fetare që e kundërshtojnë projektin kombëtar për Shqipninë e Madhe e të dinjitetshme, demokratike e unitare, shtetin në të cilin do të zhduken kazermat ushtarake të pushtuesve, që sot, në gjirin e bashkësive të sipërcekura fetare kanë infiltruar grupe profesionale të terroristëve gjakpirës.

https://www.youtube.com/watch?v=uB84wvQAql4

https://www.youtube.com/watch?v=LlIjeBtUkW4

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top