ZOTI E SHPËTOFTË DREJTËSINË NGA PADREJTËSIA

SHKRUAN: HALIL GECI, SKENDERAJ – REPUBLIKA E KOSOVËS

TË NDERUAR QYTETARË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Për nesër më daten 26 .09 2017 në orën 10 h, vëllau ynë Gani Geci ka pranuar një ftesë që të paraqitet para panelit të Gjykatës së Apelit.
Paraprakisht ne nuk e dijmë se kjo lëndë u është caktuar nga gjyqtarëve ndërkombëtarë apo vendorë për gjykim.
Por, unë si vëlla i madh por edhe në emër të familjes Geci, e ftojmë politikën e Kosovës që mos t’i futë duart në organin e pavarur që e ka emrin Drejtësi.
Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush janë komplotistët kundër familjes tonë.
Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush ishin atentatorët që na e plagosën vëllaun tonë me 19. 08. 1998.
Ne i dimë me emër e mbiemër edhe ata që paguan edhe ata që urdhëruan edhe ata që e ngrehën gishtin në atentatin kundër vllaut tonë Gani Gecit ku në këtë atentat u vranë edhe dy shoket tanë Besim Dajaku e Bekim Kastrati .
Ne e dimë kush e ka shkruar komunikatën nr: 59.
Ne i dimë edhe arsyet pse është shkruar ajo komunikatë famëkeqe e përçarëse në kohë të luftës.
Të gjitha këto që i dimë ne, i di Prokuroria e Kosovës  dhe Prokuroria e EULEX-t, por edhe Prokuroria e Gjykates Speciale dhe, tash së fundmi i di edhe i gjthë populli i Republikës së Kosovës.
Tentimi i urdhëdhënsve të grupeve kriminale ka qenë që, ne te përballemi si familje me këto grupe kriminale por ne nuk kemi dashur të përballemi me kriminel.
Prandaj, për çdo gjë kemi informuar organet e Prokurorisë së Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare .
Ne nuk donim të përballeshim direkt me këto grupe, por, prej vitit 1998 kemi njoftuar opinionin se kush janë këta kriminel dhe këto grupe kriminale.
Ne gjithmonë i kemi informuar organet e ndjekjes për veprimet e këtyre grupeve dhe në anën tjetër, gjithmonë jemi kujdesur që ta mbrojmë familjen tonë, pragun e shtëpisë tonë dhe nderin tonë familjar.
Edhe mbrojtjen jemi munduar ta bëjmë duke u kujdesur që mos të biem ndesh me ligjet e Kosovës dhe ligjet ndërkombëtare.
Pas publikimit te përgjimeve të fshehta që janë bërë publike, kemi mundur ta kuptojmë se KFOR-i ka përgjime të bollshme dhe ndërkombëtarët i dinë të gjitha nga goja e vetë protagonistëve politik dhe nga goja e vrasësve.
Ne nuk po kërkojmë mëshirë. Ne po kërkojmë drejtësi të pavarur nga politika.
Kërkojmë nga ata që na ndihmuan ta çlirojmë këtë vend, të na ndihmojnë tani, që ta ndërtojmë një Prokurori dhe një Gjykatë të pavarur në Republikën e Kosovës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top