SHKRUAN: AHMET ASANI
Fjala karakter vjen nga fjala ‘gravurë’, fjalë që ka kuptimin e një vegle për bërje të vulave! Pra, karakteri është diçka e gëdhendur thellê në qenien e njeriut, diçka më e fortë se sa vetëdija e njeriut – karakteri është vula e njeriut!
Janë tri gjendje agregate të cilat i njeh shkenca: gjendja e gazët, e lëngët dhe ajo e ngurt e materjes! Gjendja e gazët është gjendje kaotike apo e padefinuar, gjendja e lëngët është gjendje e cila e merr formën në bazë të enës! Gjendja e vetme agregate në të cilen trupat dhe organizmat kanë formë është gjendja agregate e ngurt.
Kur kryetari dhe Kryesia e LDK-ës e mbështetnin Vjosa Osmanin, që ajo t’i printe listës së LDK-ës si kandidate e vetme për Kryeministre, Isa Mustafa ishte kryetar legjitim për Vjosën! Kur Isa Mustafa e mbështeti koalicionin LVV & LDK edhe pse Vjosa nuk doli e para, Albin Kurti e respektonte Isa Mustafën si Kryetar legjitim i LDK-ës!
Kur LVV-ës filluan t’i skuqën sytë nga duhma e ideologjisë komuniste dhe filloi ta shoh Shtëpinë e Bardhë të kuqe, të shoh halucinacione me thitka në pikë te ditës, kur populli shqiptar i Kosovës i përfaqësuar nga deputetët ia morri LVV-ës besimin si subjekt dhe Albin Kurtit besimin si kryeminister, atëherë per Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, Kryetari i LDK-ës brenda nate u bë Kryetar jolegjitim!?
Përgjigja mbi karakterin e atyre që kur u preket interesi personal, brenda nate i ndryshojnë idealet, është gjendja agregate e lengët! Trupat në gjendje agregate te lëngët e marrin formën në bazë të enës, nëse një lëng hudhet në sahan e merr formen e sahanit, nëse hudhet në legen e merr formën e legenit!
Zot ruaje kombin shqiptar nga njerëz me karakter të legenit!