Shkruan: Xhafer Sadiku
Nё njё shkrim tё tij, z. Koço Sterjo i bёn homazh Ifi (Harito) Dilos dhe djalit tё saj, pёr vuajtjet e tyre nёn diktaturёn komuniste. Bijё e Petro Haritos dhe mbesё e tё famshmit Mihal Kristo Harito, ajo ishte martuar me Qirjako Dilon, tё birin e gjuhёtarit tё madh, Ilia Dilo Sheperit.
Sa pёr kujtesё: Mihal Kristo Harito, apo Mihal Kristo Efendiu, siç thirrej sa ishte gjallё, ka qenё deputet i Shqipёrisё nё parlamentin e Perandorisё Osmane, dhe njёri nga pёrfaqёsuesit e Komitetit tё Lidhjes sё Prizrenit, qё bashkё me Abdyl Frashёrin e disa tё tjerё, i parashtruan Sulltan Abdylhamitit II kёrkesёn pёr tё mbrojtur trojet shqiptare nga coptimi, pas vendimeve tё Kongresit tё Berlinit.
Biri i tij, i njohuri Petro Harito, ka qёnё senator nё vitet 1920-1930.
Nga shkrimi i z. Koço Sterjo kam shkёputur njё pjesё ku tregohet se si filloi persekutimi i familjeve tё tyre, ku komunistёt u shkulёn eshtrat nga varret patriotёve Petro Harito dhe Ilia Dilo Sheperi.
“Kush ishte Petro Harito? Ishte djali i Mihal Haritos, deputetit tё tё gjithё Shqipёrisё nga Shkodra nё Prevezё nё parlamentin e Perandorisё Osmane, bashkёluftёtarit tё Abdyl Frashёrit nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit (studimet e fundit hedhin dritё mbi faktin e bashkёkryesimit tё Lidhjes prej tё dyve, siҫ ёshtё pohuar prej lajmeve tё Televizionit Shqiptar nё vitet 2007-2008), pёr tё cilin, kur vdiq, qahej nё varre me ligje:”…Dilje nё ballkon e rrinje/Ҫ’bёhej nё Stamboll e dinje…”, “O Mihal,ball’ i karvanit/I shtive frikёn Sulltanit.”,”Moj nepёrka pika-pika/Armiqve ҫ’iu doli frika.”, ҫelёsit dhe financuesit tё gjysmёgjimnazit tё Manastirit tё Nivanit, shkollё ku mёsuan Poeti i Madh i kapёrcyellit tё epokave letrare nё Shqipёri Andon Zako Ҫajupi dhe Gjuhёtari i Madh Ilia Dilo Sheperi. (“Dekorata qё iu dha Mihal Haritos nё kohёn e diktaturёs komuniste, nuk iu dorёzua mbesёs sё tij, Ifi (Harito) Dilo, por personave tё largёt tё tij.”,-do tё vazhdonte kronika e kohёs.)
Nuk ka pse zgjatemi se biri i kujt ishte Petro Harito. Vetё ai ishte senator nё parlamentin shqiptar tё viteve ’20-’30 tё shekullit tё kaluar nё kohёn e mbretёrisё, prandaj dhe u panё me kёtё sy pasardhёsit e tij biologjikё, vajza e tij, Ifi (Harito) Dilo, me tё tri fёmijёt e lartshёnuar, heroina e kёtij homazhi tё vonuar si dhe motrat e saj me familjet e tyre. Aq i madhёrishёm si politikan, aq i thjeshtё si njeri, qё, kur vinte nё fshat, s’e kishte pёr turp tё fshinte qilarin e dhive. Ishte i dёnuar me vdekje nga qarqet shoviniste greke. Kishte aq fuqi ekonomike sa tё blinte jo arat, por dhe malet. Kishte rritur dhe edukuar mё sё miri katёr vajza nё kushtet e jetimisё, midis tyre dhe Nёnё Ifi Dilon, bashkёshorten dinjitoze tё Qirjako Dilos. Pra, nuk ishte shoku i atyre, qё e morёn pushtetin mё pas dhe u lёshuan mbi trashёgimtarёt e tij si egёrsirat.
Dhe kronikani i kohёs na mёson mё tej: Petro Haritos iu rrafshua varri dhe, gjatё atyre momenteve, prishёsit ironizonin me ‘Tё: ”I prishёm qetёsinё fakirit”. Zyrtarisht, Kёshilli i Fshatit kёrkoi nga Ifi dhe e kёrcёnoi atё gojarisht qё tё hiqte eshtrat e Tij…., por Ifi iu pёrgjigj atyre: “Nuk kam pёrse tё heq eshtrat e Babait tim. Ai ka punuar pёr kёtё Shqipёri, ku sot hidheni valle ju…”
Ilia Dilos iu prish varri dhe u zhvarros nga oborri i Kishёs, ku ishte vendosur nga Sheperjotёt e vitit 1945. Eshtrat e Tij u dёrguan me fёmijё nё varrezat e fshatit, pa pjesёmarrjen e familjarёve dhe ato u binin atyre nga duart gjatё rrugёs.
Bashkёfshatarёt e tij, kur e zhvarrosёn, ironizonin me kafkёn e tё vdekurit: “Ҫ’kokё tё madhe qё ka!… Ky ka qenё patriot, por fёmijёt e Tij janё armiq tё partisё dhe ne do t’u mёsojmё njё thes mend”…