ZGJERIMI TERRITORIAL I SERBISË DHE ROLI I SHQIPTARËVE

Zgjerimi territorial i shtetit të kolonëve serb nuk ka qenë i rastësishëm. Ai ka ndodhur në shumë raste edhe me ndihmën e pajtimin e vet shqiptarëve. Si rezistencë kombëtare kundër këtij zgjerimi doli Lidhja Shqiptare Prizrenit. Por, megjithë përpjekjet e saj për të parandaluar zgjerimin e serbëve, ajo nuk ia doli mbanë. Kryengritja e organizuar nga Lidhja e Prizrenit u shua me dhunë. Megjithatë, skenari i përdorimit të shqiptarëve për zgjerim të mëtejshëm të shteteve sllave në Ilirik, vazhdoi të zbatohet gjatë viteve 1908 – 1913, kohë kur shqiptarët u instrumentalizuan si asnjëherë më parë dhe vetëm fati i madh, që lidhej me interesat e Austro-Hungarisë i shpëtoi nga zhdukja e tërësishme. E njëjta politikë e instrumentalizimit të shqiptarëve po përdoret edhe sot, taktikë përmes së cilës kërkohet zgjerimi i Serbisë, duke i dhënë asaj veriun e vendit, hap ky që do të shkëpuste çdo lidhje të vendit tonë me Sanxhakun e Tregut të Ri, si dhe do ti jipte shtetit serb kontrollin e tërësishëm të jetës dhe ekzistencës së mëtutjeshme të shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *