Shkruan: Florim Zeqa
Vetëm një popull i vetëdijshëm për identitetin, historinë, kulturen, traditat e tij është i aftë për të nderuar dhe mbrojtur vlerat e tij sublime, sovranitetin dhe identitetin e vet shtetëror.
Protesta e paralajmëruar e 19 Gushtit 2016 nga Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës, që do të organizohet kundër Demarkacionit, Asociacionit dhe korrupsionit, është më tepër se kaq, është thirrje ndaj ndërgjegjës së pastër kombëtare, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombëtar, integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Protesta e 19 Gushtit e Ballit Kombëtar Demokrat, me moton “Bashkohu me protestën kombëtare kundër marrveshjeve të Brukselit dhe kundër klanit mafioz Pronto”, është thirrje për ndërgjegjën e pastër kombëtare për të gjitha masat e gjëra popullore; shoqëri civile dhe spektër politik, intelektual të pavarur dhe gazetar, rini studentore, punëtor, qytetar dhe fshatar që të bashkohen të gjithë rreth kauzës sa të shënjtë po aq edhe fisnike për mbrojtjen e çdo pëllëmbë të territorit të shtetit të Kosovës.
Kjo nuk është kauz për pushtet, por është obligim qytetar për mbrojtjen e shtetit nga orekset grabitçare të fqinjëve tanë,…është betejë për çlirimin e shtetit nga uzurpatorët dhe grupet mafioze që kanë pushtuar çdo segment të jetës institucionale në Kosovë.
Tërësia territoriale e vendit tonë është e panegociueshme, nuk është për tu diskutuar as me miq as me armiq, e aq më pak me ish pushtuesit shekullor, vrasësit dhe varrëmihësit e shqiptarëve.
Shteti i Kosovës, i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, është i njohur në tërërsinë territoriale të saj, sipas kushtetutës së vitit 1974 dhe shumë dokumentëve tjera valide ndërkombëtare që përcaktonin kufijtë e brendshëm të ish Jugosllavisë, respektivisht kufijt e tanishëm të jashtëm të shtetit tonë.
“Demarkimi” i kufirit me Malin e Zi nga antarët e komisionit shtetëror, është i papranueshëm, ngase ai është bërë për përfitime përsonale, i sponzorizuar nga armiqtë e Kosovës dhe shqipfolës të inkriminuar,…ndryshe është vetëm një test politik që janë duke na e bërë miqt dhe armiqt tonë, sa jemi të vendosur ne për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit tonë.
Prandaj një gjë të tillë nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë, qoftë edhe me çmimin e jetës, lirisë, izolimit dhe robërisë.
Ata, të cilët mendojnë njëjtë me fqinjët tanë për ndarjen e Kosovës, gjoja kështu kërkon Amerika, kërkojnë miqt tanë,…s’janë gjë tjetër përveqse shpirta të shitur dhe tradhëtar të kombit.
Ndarja e Kosovës nuk e forcon miqësinë me shtetet fqinjë, përkundrazi ua shton orekset për gllabërime të reja territoresh dhe ripushtim të sërishëm të tokave shqiptare.
Kosova unike dhe e pandarë në kufijtë e saj i shërben paqës dhe stabilitetit në rajon, u shërben integrimeve euroatlantike dhe zhvillimeve të gjithmbarshme në Ballkanin jugpërëndimor.
Arsyeja pse qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të bashkohen në protestën e 19 Gushtit, është jo vetëm në kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe (“Zajednicës”), por për më tepër për ta larguar nga pushteti këtë klasë të shëmtuar politike, të mykur nga e kaluara e tyre komuniste të cilët përveqse shkelën kushtetutën, e katandisen keq vendin dhe thyen shpresat e qytetarëve për jetë në vendin shënjtë-Dardanisë Antike (Kosovës së sotme).
Ështe momenti i fundit t’ju bëhet e qartë edhe një herë qeveritarëve tanë, se demarkacioni, zajednica dhe klani mafioz “Pronto” nuk do të munden kursesi të luajnë me fatin e popullit tonë.
Me protestën gjithëpopullore të 19 Gushtit, përveqse do t’i tërhiqet vrejtja e fundit pushtetarëve për tërheqjen e marrëveshjes fatkeqe me Malin e Zi, do hapej rruga për organizimin dhe mbrojtjen e territorit të vendit me të gjitha mjetet e lejueshme demokratike dhe konventat ndërkombëtare.
Protesat e 19 Gushtit e organizuar nga BKD-të, është një motiv shtesë për pjesmarje masive, ngase organizata e BKD-të, është subjekt jashtparlamentar dhe i pari subjekt politik me shtrirje gjeografike mbarëkombëtare dhe plan të qartë kombëtar, i pastër dhe i pakorruptuar.
Vetëm një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga intelektualë të nivelit të lartë, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrë vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike. Vetëm një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare, me një platformë të qartë qeverisëse bazuar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtje të interesave kombëtare, do ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe ta shpëtojë vendin nga katandisja e mëtutjeshme politike, socio-ekonomike dhe kulturore që e sollën klasa e dështuar politike dhe uzurpatorët e shtetit.