Grupet e dëshpëruara të të rinjëve socialist kanë vendosur ta ndëshkojnë qeverinë skllavopronare të pakrye-ministrit Edi Rama. “Më 25 prill, Ramës do i japim vakcinën “Vodka-Navalni”, ndërsa vakcina “Vota jonë”, do jetë e munguar për qeverinë Rama dhe për Partinë Socialiste. Ne, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët tjerë do i bashkohemi zërit të protestës popullore kundër qeverisë Rama III”, pohon i riu vlonjat, i cili shprehet se ka humbur shpresat për të jetuar dinjitetshëm në vendin e tij të lindjes.
“Shqipëria po zbrazet! Të rinjtë po largohen të dëshpëruar nga vendi, ndërsa pakrye-ministri ynë bënë fushatën e tij të fundit. Kjo është Shqipëria e vitit 2021. Shqipëria që të ngjallë frikën dhe të bënë të ikësh një orë e më parë!”
Më 25 prill priten ndryshime rrënjësore në politikën shqiptare, sepse pakënaqësia e popullit me qeverisjen e dështuar ka arritur kulmin. Në vendin e shqipeve po mbretëron një pakënaqësi e madhe ndaj premtimeve boshe të qeverisë dhe kryeministrit socialist Edi Rama, të cilit i faturohet edhe dështimi i madh i Partisë Socialiste.
Tetë vite kot!
Tetë vite shou-Rama për një çmim marramendës!
Zhbërje dhe boshatisje e atdheut!