Zbardhja e “Kosova Papers”, pastron skenėn politike

Shkruan: Florim ZEQA

Tashmė nė Kosovė i ka humbur kuptimi çdo gjėje. Sa pohime e mohime njikohėsisht, sa premtime tė parealizuara, sa akuza e kundėrakuza,…me mijėra lėndė pėr afera korruptive tė nivelit mė tė lartė, me vite “flejnė” tė qeta nė sirtarėt e drejtėsisė kosovare, ngase nuk ka prokuror apo gjyqėtar vendor qė merrė guximin t’ua fshijė pluhurin e “harresės”!

Pėr tetė vite rresht, qytetarėt e Kosovės janė mėsuar me tė njėjtėn retorikė tė “luftimit” tė korrupsionit tė nivelit tė lartė. Pėr çdo vjet “Agjensioni Antikorrupsion” paraqet shifrat e deklarimit tė pasurisė sė zyrtarėve tė lartė, e cila ėshtė nė shpėrputhje tė plotė me pasuritė reale tė tyre. Pėrderisa pasuria e padeklaruar dhe e kundėrligjshme mbetėt e pa “zbuluar”.

Zyrtarėt e lartė shtetėror dhe partiak, pėr tė fshehur pasuritė e tyre milionshe e multimilionshe, ato i kanė shpėrndar tek familjarėt e tyre, miqėt dhe farefisi i gjerė.  Me njė vullnet dhe guxim tė prokurorisė vendore nė bashkėpunim me prokuror dhe gjykata ndėrkombėtare, mund tė bėjnė hulumtimin e prejardhjes sė pasurisė sė miqėve dhe familjarėve tė krerėve shtetėror dhe partiak, fare lehtė mund tė identifikojnė pronarėt e vėrtetė dhe “donatorėt” e gjithė asaj pasurie marramendėse.

Logjikshėm shtrohet pyetja, nga i krijuan gjithė ato pasuri ?!

Disa nga miqėt dhe farefisi i gjerė i politikanėve, deri dje ishin nė fshatrat e thella malore, tė barabart me fqinjėt e tyre ose mė keq, me nga njė “lopė pėr bishti” siq thotė populli,…pas 17 shkurtit 2008 e kėndej, u zhvendosen nga zonat kodrinoro-malore nė qendrat komunale, nė vendet mė tė frekuentuara, duke blerė sipėrfaqe disa hektarėshe tė tokave mė pjellore, duke ndėrtuar mbi to pallate luksoze dhe duke ngritur biznese marramendėse brenda natės! Politikanėt kosovar kanė blerė prona gjithandej vendit dhe nė shtetet fqinjė, pėrderisa paratė e paligjshme tė vjedhura nga populli i Kosovės i kanė deportuar jasht vendit!

Deri mė sot ka pasur vetėm retorikė dhe demagogji tė llojllojshme politike pėr luftimin e korrupsionit nga agjencionet e ngritura nga ana e qeveritarėve dhe “Task Forca” si dhe “Kėshilli Kombėtar Kundėr Korrupsionit” e ish presidentės nga zarfi, nė bashkėpunim me Prokurorinė Speciale tė Kosovės, gjoja pėr hetimin e pasurisė sė paligjshme,… e gjithė kjo, sa pėr t’i hedhė “hi syve” popullit, pėr tė zhvatur mė lehtė pasuritė shtetėrore.

Puna e prokurorisė, pėr hetimin dhe zbardhjen e “pastrimit” tė parave tė pista tė politikės dhe parapolitikės pėrmes njė pjese tė estradės kosovare, duhet tė filloj nga periudha e pasluftės, e nė veqanti pas 17 shkurtit 2008, ku numėr i madh i zyrtarėve tė lartė tė shtetit dyshohet se kanė dėrguar pasuri (para) tė kundėrligjshme jashtė vendit, nė Zvicėr, nė Dubai, etj.

Opinioni kosovar, nė kujtesėn e vet mbanė mirė mend rastin e para disa viteve, tė ndalimit tė njė ylli tė estradės kosovare nė Aeroportin e Prishtinės me shuma tė mėdha parash,…mirėpo pas ndėrhyrjes sė politikės, tė njėjtit i lejohet vazhdimi tutje drejt Zvicrės bashk me paratė pa mbulesė ligjore !

Mbase do tė ishte e logjikshme, qė ylli i muzikės tė kishte me vete shuma tė mėdha parash me rastin e kthimit nga Zvicėra, por jo edhe tė shkuarjes andej.

Drejtėsia me standarde tė dyfishta

Gjithmonė drejtėsia kosovare ka vepruar me standarde tė dyfishta, pėr dikė ėshtė bėrė nėnė e pėr dikė tjetėr njerkė, siq thotė populli.

Rasti i fundit i prokurorės sė Prokurorisė Themelore nė Mitrovicė, i zonjės Vahide Badivuku, e cila ditė mė parė u dėnua me 3 vjet burgim, vetėm pse nė çantėn e saj gjatė largimit nga vendi ju gjetėn 5 mijė euro, nėn dyshimet pėr abuzim tė detyrės zyrtare,…ndėrsa nė anėn tjetėr dikujt tjetėr i lejohet tė bartė jasht vendit shuma shumfish mė tė mėdha parash, e gjėra me vlerė floriri (ari).

Duke u bazuar nė raportimin e ditėve tė fundit nga mediet ndėrkombėtare, tė cilat zbulojnė se politikanė nga e gjithė bota, pėrfshirė liderė tė lartė botėrorė, janė tė pėrfshirė nė skandalin e parajsės fiskale nė Panama apo nė ndonjė shtet tjetėr,…edhe Prokuroria e shtetit tonė duhet tė nisė hetimet e menjėhershme pėr tė vėrtetuar nėse ka zyrtar kosovar tė pėrfshirė edhe nė skandalin e “Parajsės Fiskale” nė Panama!

Ngase logjika e thjesht e korrupsionit tė lartė nė vendin tonė, lenė pėr tė dyshuar se, as Kosova nuk mund tė jetė imune nga ky skandal, kur çdo orė e çdo ditė qarkullojnė para tė shumta jasht shtetit, ku politikanėt pėr t’i fshehur gjurmėt e korrupsionit, hajnisė dhe zhvatjes sė pėrditshme tė pasurive shtetėrore i strehojnė nė “parajsa” tė tilla fiskale.

Megjithatė, shumica e pasurive tė liderėve tė lartė shtetėror ndodhet brenda Kosovės, andaj hetimi i burimit tė pasurive tė paligjshme nė Kosovė, edhe pse punė e vėshtirė pėr Prokurorinė e shtetit, do tė ishte puna mė me vlerė pėr tė ardhmėn e vendit. Denimi nga gjykatat dhe konfiskimi i pasurive tė paligjshme kudo dhe kahdo qofshin ato, tė fshehura nga zyrtarėt e lartė tė “Kosova Papers”, do ta pasuronte aq shumė arkėn e shtetit, sa qė me njė mirėmenaxhim tė atyre pasurive, brenda njė kohe tė shkurtėr do tė zbutej varfėria, dhe ajo çka ėshtė mė e rendėsishme, do tė kthehej besimi tek institucionet e vendit dhe shpresa pėr jetė nė shtetin e Kosovės.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top