ZAHIR PAJAZITIT, SI PËRFAQËSUES I UNIVERZITETIT TË KOSOVËS, I RA HISE TË VIHET NË BALLË TË NJËSIVE GUERILE

SHKRUAN: SHEFQET JASHARI STROFCI

Ishte Zahir Pajaziti përfaqësuesi i Universitetit të Kosovës, përfaqësuesi i denjë i gjeneratës historike, që i ra hise të vihet në ballë të njësive guerile të Kosovës.

Ishin djemtë e shpianikut trim e atdhetar Mixhës Shaban, Rifat, Adem dhe Hamzë Jashari, që luftën guerile të njësive të para të Ushtrisë së Kosovës e ngritën në një nivel më të lartë organizimi, duke i dalur karrshi shkaut haptas! E krisën Pushkën Kryengritëse të Kosovës për të mos u ndalur zëri i saj, e as Kryengritja për të mos u shuar! Nuk pati çdo ditë dhe çdo javë tim dhe flakë, por zjarri mbahej i ndezur që nga ajo natë kur shkrepi pushka e Jasharëve të Prekazit Legjendar; që kur u përgjakën shkijet mizorë nga Sali Çeku me shokë në Dukagjinin plak, që kur njësitet e Llapit bënin roje për ta mbrojtur Kosovën në Pollatë. Pati pushime të kohëpaskohshme, për shkaqe taktike, por 31 dhjetori i 1991-it, në Historinë tonë do të shënohet me shkronja të arta se Kosova e filloi Kryengritjen! Se aty e ka burimin e kthjelltë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që i parapriu Lëvizja paqësore e Rugovës dhe e prijësve tjerë që s’e tradhtuan Kosovën. Se zjarri mbetë i ndezur, se zjarri nuk u shua fare, por as nuk u hap, ishte strategji dhe taktikë e përpunuar mirë nga Koka të zgjuara, që kokëkrisurit kurrë s`kanë për ta kuptuar. Po prijësit e njësive guerile ishin të ndërgjegjshëm për rolin që kishin marrë, ishin të zgjuar, trima dhe atdhetarë.

Adem e Hamëz Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku me bashkëveprimtarët nuk rrinin kot, por punonin si bletë, tubonin armatime të nevojsme, gjenin shokë, ushtronin e stërvitnin ushtarët e njësive të tyre duke ua dhënë dijen e fituar në ushtrimet që ata i patën bërë në Shqipëri në fund të vitit 1981. Por kur shkau mendoi se Kosova mbeti shkret, se shkijet mund të luajnë trup e tërthor nëpër tokën e saj të shenjtë, i hangrën plumbat kresë. U tmerruan shkijet, u gëzuan shqiptarët, por kokëkrisurit mendonin se është kohë e medaljeve, se është kohë e rrahagjoksëve, prandaj akuzonin udhëheqjen e Kosovës, e akuzonin Presidentin Rugova që nuk po i pranonin se ato aksione po i bënin njësitë e Kosovës. Nuk dinin të gjorit se politika ka rregullat e saj, se shpeshherë nuk bënë të thuhen gjërat ashtu si janë. Tjetër mendohet, diçka tjetër thuhet, e tjetët veprohet, se varet nga rrethanat e situatat e krijuara, por te caku (rrugës së shkurtë apo rrugës së gjatë) gjithëseqysh shkohet.

PS:

Koka e këtij organizimi ka qene vetë Ibrahim Rugova. Siç dihet Rugova ,,Rezidencën” në diasporë e ka pasur në banasën e Imer Berishës në Zürih. Në biseden ballë për ballë, të Rugovës me Imer Berishën, i është dhanë autorizimi Imerit që të merret me organizimin e dërgimit në Shqipëri të burrave të zgjedhur.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top