XHAFER DEVA, KY BURRË I PATHYER I KOMBIT SHQIPTAR

Shkruan: Mr. Sc. Nue Oroshi

Më 21 shkurt të vitit 1904, familjes së njohur të Ibrahim Devës nga Mitrovica ju shtue edhe një d’jalë, i pesti me radhë. Kush do të mendonte se mu ky djalë i lindur në Mitrovicë do të jetë njëri ndër shqiptarët më të fortë, i cili tërë jetën e vet do të punoj pa u ndalur kurrë, deri në frymën e fundit të jetës së tij, për Shqipërinë etnike. Dhe, pikërisht, në përvjetorët e lindjes së këtij idealisti të shqiptarizmës, i cili çdo gjë shkriu për Shqipërinë etnike, dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinë e tij e ka mbuluar tisi i harresës vdekjeprurëse, vendosëm që me anë të kësa akademie përkujtimore t’a rikthejmë në kujtesën e opinionit publik, me rastin e njëqind vjetorit të lindjes, njërin ndër nacional-demokratët më të devotshëm të Shqipërisë etnike, Xhafer Ibrahim Devën.

Kosta Peçanac, i thyer keq në fushëbetejë, vendosë të nënshkruaj kapitulimin para forcës ushtarake shqiptare.
Kosta Peçanac, i thyer keq në fushëbetejë, vendosë të nënshkruaj kapitulimin para forcës ushtarake shqiptare.

Po pse ne themi se Xhafer Deva ishte burrë i pathyer i kombit shqiptar? Sepse Ai vërtet ishte burrë i pathyer… Ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur vendosi të hyjë në politikën shqiptare që të realizoj programin kombëtar për Shqipërinë Etnike. Ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur ishte ministër i Punëve të Brendshme. Ai qëndroi i pathyer edhe kur e udhëhoqi Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Ai qëndroi i pathyer edhe kur e akuzuan komunistët pansllavist, si fashist.

Madje, pati aso rastesh edhe kur Xhafer Deva qëndroi i pathyer kur atë e akuzuan të huajt, siç ishte rasti me gjeneralin anglez Hill, i cili e përcaktoi Deven si njëri ndër bashkëpunëtorët e Gjermanëve. E përgjigjja e të pathyerit, heroit të kombit shqiptar Xhafer Deva, më 25 prill të vitit 1944, në mënyrë publike, në një nga orët më të dëgjuara të mbrëmjes në “Radio Tiranë”, ku ai midis të tjerave, i kujton anglezit Hill me atë zërin e tij burrëror dhe të pathyeshem:

”Shqiptari Xhafer Deva që ka nderin t’ju përgjigjet, mund t’ju theksoj se nuk asht në shërbim të gjermanëve, nuk asht kenë kurrë, dhe nuk do të jetë kurrë, por gjithashtu, nuk asht në shërbim të anglezëve, amerikanëve e rusëve. Xhafer Deva ka nderin të jetë në shërbim të popullit shqiptar, dhe sigurisht, ky shërbim asht ndera më e madhe që mundë të ketë.”

Xhafer Deva qëndroj i pathyer dhe nuk u lëkund edhe atëherë kur u dash t’a lëshoj Kosovën e tij të dashur dhe të vendoset në Austri, Itali e më vonë në Amerikë. Ai ishte largpamës dhe vigjilent, ishte njëri ndër atdhetarët, politikanët dhe luftëtarët më të fortë shqiptarë në shekullin që e lam pasë. Prandaj, me plote ndërgjegje e themi, se ka ardhur koha që historia shqiptare ta vendos në vendin e merituar këtë burrë të shekullit XX, burrë që e lindi Kosova jonë Heroike, këtë burrë të shekullit që e lindi Shqipëria jonë Etnike.

Me kërkesën tonë për rehabilitim, duam të theksojmë, se ka ardhur koha që historia shqiptare t’a thotë fjalën e vet për Xhafer Devën. Me argumente shkencore duhet të dërrmohen dhe të biejnë pertokë e të plandosen për jetë të jetëve, pseudotezat e disa historianëve shërbëtorë të politikës ditore sllavo-komuniste, të cilët u munduan me mish e shpirt, me ndihmën e Beogradit e të Moskës, t’a kriminalizojnë veprën atdhetare e heroike të Xhafer Devës. Mes “Vetëvendosjes!” politike të Millan Zeqarit dhe Pavle Joviqeviçit, SHQIPTARËT E KOSOVËS  do t’a zgjedhin përfundimisht VETËVENDOSJEN E KOMBIT SHQIPTAR, Shqipërinë etnike dhe demokratike.

Shkëlqimin e veprës heroike të Xhafer Devës nuk mund t’a humbin të vjellurat e “historianëve” pansllavist.

Ka ardhur koha që Kosova martire, kjo pjesë e ndarë padrejtësisht e Shqiperisë etnike, t’a vendosë në ballin e oxhakut të historisë sonë kombëtare, Xhafer Devën.

Eshtrat e Xhafer Devës duhet ti kthehen në Mitrovicën e tij të dashur, sepse Ai ishte çlirimtari i vërtetë i saj, i Sanxhakut të Tregut të Ri dhe njeriu që e bëri në vepër Shqipërinë etnike.

Shqiptarë!, dëgjoni porositë e biografit dhe bashkpunëtorit shumëvjeqar të Xhafer Devës, publicistit Idriz Lamaji, i cili në librin: “Xhafer Deva në Dritën e Letrave të veta dhe zbulesa tjera të Mergatës Shqiptare”, të botuar në New York, në faqën 154 thotë:

“Eshtrat e Xhafer Devës pushojnë sot në një varr të vetmuar, në varrezat e gjelbërta të Palo Altos në Kaliforni. Eshtrat e Xhafer Devës duhet kthyer në Kosovë dhe rivarrosur në qytetin e tij të lindjes, në Mitrovicen e Isa Boletinit të famshëm, në atë qytet të cilin sot e kërcënojnë serbët për vdekje. Varri i tij në vendlindje do të ishte një piramidë kufiri, e cila do ti bënte roje atdheut më shumë se një ushtarë i mbërthyer në armë. Është emri dhe veprimtaria e Xhafer Devës që e frikëson armikun tonë shekullor. Është emri Xhafer Deva për të cilin një kryeministër serb ka thënë “Deva nuk blehet me pare se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë.”

Xhafer Deva, ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar, mbylli sytë me 25 Maj 1978 në moshen 74 vjeçare, duke lënë pas amanetin që ta mbajmë gjallë idealin kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

2 komente te “XHAFER DEVA, KY BURRË I PATHYER I KOMBIT SHQIPTAR

  1. Dikun kam lexua se Xhafer Deva dhe Ernest Koliqi, ne ate kohe, kane bashkepunua per furnizimin e judenjve me pasaporta shqiptare per t’i shpetuar nga ncistet. Cka dini ju per kete?

    1. I nderuari z. Shkreli, shpëtimi i hebrenjëve u bë me intervenimin e qeverisë shqiptare të kohës, pjesë e së cilës ishin edhe Xhafer Deva e Ernest Koliqi. Kjo që keni dëgjuar është plotësisht e vërtetë. Ishte vet Xhafer Deva ai, i cili nuk pranoi të dorëzojë asnjë hebre te forcat e Rajhut të tretë. Ishin vet hebrenjtë ata, të cilët e ndihmuan strehimin e Xhafer Devës në Amerikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.